Bota

E rëndë në Francë/ 15-vjeçari sulmon me thikë nxënësit e shkollës së mesme, një i vrarë dhe tre të plagosur

Gjithashtu mediat e huaja shkruajnë se nuk ka asnjë të dhënë për një motiv terrorist në këtë fazë. Sipas mediave lokale autori nxënës i shkollës së mesme  ka hyrë në mjediset e Notre-Dame-de-Toutes-Aides, në Nante, në Francën perëndimore, i armatosur me një thikë rreth mesditës me kohën lokale të së enjtes.

24 Prill 2025, 15:36 Nga E. D
E rëndë në Francë/ 15-vjeçari sulmon me thikë
foto ilustruese

FRANCË- Një sulm me thikë ka ndodhur në një shkollë të mesme franceze , ku si pasojë një nxënës ka mbetur i vrarë dhe tre të plagosur. Sipas mediave të huaja autori ishte një 15-vjeçar dhe kanë qenë mësuesit të cilët kanë ndërhyrë duke e kapur sulmuesin. 

Gjithashtu mediat e huaja shkruajnë se nuk ka asnjë të dhënë për një motiv terrorist në këtë fazë. Sipas mediave lokale autori nxënës i shkollës së mesme  ka hyrë në mjediset e Notre-Dame-de-Toutes-Aides, në Nante, në Francën perëndimore, i armatosur me një thikë rreth mesditës me kohën lokale të së enjtes.

Gazeta tha se sulmuesi u ngjit në katin e dytë të shkollës dhe goditi me thikë nxënësin e parë, përpara se të zbriste në shkollë dhe të godiste me thikë të paktën tre adoleshentë të tjerë. Dy nga studentët e plagosur thuhet se janë në gjendje kritike.

sum me thike ne france

Sondazh

Poll