Bota

VIDEO/ Protestuesit i hedhin birrë politikanit belg, Boucher: Policia duhej të ndërhynte!

Presidenti i MR Georges-Louis Boucher kishte mbërritur të mërkurën në një qytet në juglindje të Brukselit për të marrë pjesë në një kongres partie kur anëtarët e sindikatës FGTB filluan të bërtisnin dhe të bënin gjeste të pahijshme.

24 Prill 2025, 17:07 Nga M.B
VIDEO/ Protestuesit i hedhin birrë politikanit belg, Boucher: Policia duhej
Foto nga vendi i ngjarjes

BELGJIKA- Një incident ka ndodhur në Belgjikë, ku lideri i partisë franceze të qendrës së djathtë, Lëvizja e Reformë, i është hedhur birrë nga protestuesit. Presidenti i MR Georges-Louis Boucher kishte mbërritur të mërkurën në një qytet në juglindje të Brukselit për të marrë pjesë në një kongres partie kur anëtarët e sindikatës FGTB filluan të bërtisnin dhe të bënin gjeste të pahijshme. Teksa doli nga makina, një grup protestuesish të lidhur me sindikatat socialiste i kanë hedhur një gotë birrë.


“Kisha rënë dakord, siç bëj gjithmonë, të diskutoja reformat me sindikalistët socialistë përpara fillimit të konferencës sonë”, shkroi Bouchet në rrjetet sociale pas incidentit.

Më tej ai përshkruan incidentin duke thënë “Kur mbërrita, një nga anëtarët e tyre më hodhi një gotë birrë. Policia duhej të ndërhynte”.

Ai argumentoi se edhe pse mund të kishte kërkuar mbrojtje nga policia, ai vendosi të qëndronte dhe të përballej me protestuesit për të treguar se ata nuk po e frikësonin.

belgjik

Sondazh

Poll