Politike

"Merr dhe një këngë tjetër se ne të tallavasë jemi"/ Rama- këngëtares në Elbasan: Ata janë të pianos dëgjojnë Beethoven me Ilir Vrenozin në krye

Duke u shprehur me tone ironike për opozitën Rama i tha këngëtares të marrë edhe një këngë tjetër pasi janë të tallavasë, ndërsa opozita dëgjon Ilir Vrenozin. 

24 Prill 2025, 19:22 Nga E. D
"Merr dhe një këngë tjetër se ne të tallavasë
edi rama

ELBASAN- Kreyministri Edi Rama ka zhvilluar një takimet edhe me gratë dhe vajzat nga Elbasani. Rama para se të niste fjalim e tij i kërkoi këngëtares, që të këndojë edhe një këngë tjetër. 

Duke u shprehur me tone ironike për opozitën Rama i tha këngëtares të marrë edhe një këngë tjetër pasi janë të tallavasë, ndërsa opozita dëgjon Ilir Vrenozin. 

“Unë e shijoj një vajzë se ma ka sjellë gruaja. Do ta këndosh dhe një këngë tjetër, ça të duash. Ne jemi sipas atyre të tallavasë, ata janë të pianos, me Bethovein Ilir Vrenozin e Korçës, janë klasë e lartë. Janë aristokratë, janë të djathtë vdeksha unë janë të djathtë, prandaj duan të na ngrenë dhe tavanin”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll