Politike

"11 maji ditë historike"/ Rama nga Gramshi: Duhet të bëjmë përpjekje që sa më shumë njerëz të na bashkohen

Gjatë fjalës së tij Rama tha se në 11 maj shqiptarët do të vendosin për të ardhmen e tyre, jo vetëm për ata që do t’i qeverisin në katër vitet e ardhshme.

24 Prill 2025, 17:26 Nga E. D
"11 maji ditë historike"/ Rama nga Gramshi: Duhet të
Edi Rama

GRAMSH- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Gramshi theksoi sërish se në 11 maji nuk është thjeshtë një ditë zgjedhjesh në Shqipëri, por është një ditë historike. Gjatë fjalës së tij Rama tha se në 11 maj shqiptarët do të vendosin për të ardhmen e tyre, jo vetëm për ata që do t’i qeverisin në katër vitet e ardhshme.

“Në 11 maj ne duhet të bëjmë përpjekje që sa më shumë njerëz të na bashkohen. Ajo që e bën 11 majin një ditë historike nuk është fakti që populli do të shkojë në zgjedhje çdo katër vjet. Në 11 majit populli shqiptar duhet të marrë një vendim historik, që lidhet me të ardhmen tonë, që lidhet me të parët tanë, dhe këtu s’kam parasysh prindërit, kam parasysh Skënderbeun, Rilindasit, Ismail Qemalin që luftuan për një Shqipëri pjesë e Europës jo e Azisë, pjesë e perëndimit jo e lindjes. Për një Shqipëri që shqiptarët që lindin e rriten në zemër të këtij kontinenti të gëzojnë të njëjtin status, të mos trajtohen si të huaj, kur ndërkohë jemi ndër popujt më të vjetër në Europë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll