Politike

“Gramshi ka filluar të vizitohet”/ Rama: Më 11 maj të bëjmë çdo përpjekje që sa më shumë njerëz përtej kufijve të na bashkohen!

Gjatë fjalës së tij Rama tha se Partia Socialiste ka ndërmarrë hapin e rilindjes së industrisë ushtarake. Gjithashtu Rama theksoi se në Gramsh do të jetë një kompani e madhe për të filluar prodhimin, ku do të punësohen shumë persona me paga të mira.

24 Prill 2025, 17:15 Nga E. D
“Gramshi ka filluar të vizitohet”/ Rama: Më 11 maj të
Edi Rama

GRAMSH- Kryeministri Edi Rama mbasditen e sotme ka ndaluar në Gramsh, duke zhvilluar një takim në kuadër të fushatës elektorale. Gjatë fjalës së tij Rama tha se Partia Socialiste ka ndërmarrë hapin e rilindjes së industrisë ushtarake. Gjithashtu Rama theksoi se në Gramsh do të jetë një kompani e madhe për të filluar prodhimin, ku do të punësohen shumë persona me paga të mira.

“Gramshi ka filluar të vizitohet. Ajo që ne do të bëjmë, është të nxisim dhe mbështesim këdo që do dojë të investojë në këto territore kaq të bukura. Kemi marrë një hap tjetër, hapi i rilindjes sonë të industrisë ushtarake. Në Gramsh, do të vazhdojmë punën për disa pika dhe një nga pikat ku duam të sjellim një kompani të madhe për të filluar prodhimin me paga shumë të mira, do ta bëjmë realitet, më herët sesa vonë. Ka diçka më të rëndësishme më 11 maj, duhet të bëjmë çdo përpjekje që sa më shumë njerëz përtej kufijve, të na bashkohen”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll