Politike

Integrimi në BE/ Rama në Belsh: Po zbatojmë profecinë e Skëndërbeut dhe amanetin e rilindasve

Rama u shpreh se arsye pse Shqipëria duhet të jetë në BE ka shumë, por theksoi se kjo është profeci e Skënderbeut dhe amanet i rilindasve.

24 Prill 2025, 17:29 Nga M.B
Integrimi në BE/ Rama në Belsh: Po zbatojmë profecinë e
Edi Rama

BELSH- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral ditën e sotme në Belsh. Rama u shpreh se arsye pse Shqipëria duhet të jetë në BE ka shumë, por theksoi se kjo është profeci e Skënderbeut dhe amanet i rilindasve. Ai u kujtoj të rinjve të pranishëm se vota e tyre ka rëndësi të madhe, pasi tashmë është detyrim ndaj të gjithë atyre që nuk votojnë dot, e që nuk kanë mbushur moshën.

“Nëse do më thoni që na jep edhe një arsye pse duhet të hyjmë në BE, mund t’ju jap arsye deri sa të errësohet. Po të më thoni na jep një arsye që të mos hyjmë në BE, sinqerisht nuk di asnjë. Për Shqipërinë nuk di asnjë. Futja në BE për Shqipërinë është profeci e Skënderbeut, amanet i rilindasve dhe është detyrim që ne i kemi të gjithëve atyre që vijnë pas.

Juve pa mbushur moshën, ja është një e vogël aty që nuk voton dot, ju ja keni detyrim asaj dhe të gjithë atyre që nuk votojnë dot. Se pa mbush moshën ju ishit përfitues neto dhe të demokracisë, tani nuk jeni përfitues neto, jeni edhe kontribuues që do të thotë, vota juaj është për ju, prindërit tuaj, për Shqipërinë, familjen dhe për ata të vegjlit", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll