24 Prill 2025, 15:53
Nga E. D
Edi Rama
BELSH- Kreyeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Belsh theksoi se 11 majin është historik për rrugën drejt BE. Gjithashtu Rama u shpreh se nëse nuk kapet 2027 për negociatat, dera familjes europiane mbyllet. Sipas tij negociatat ndodhin me faza të ndryshme, por 3 vjet që një vend të hyjë në BE, është rasti i parë që po ndodh me Shqipërinë. Ndër të tjera Rama u bëri thirrje qytetarëve që të mos e nënvlerësojnë rëndësinë që ka pjesëmmarrja.
"Mos e nënvlerësoni rëndësinë që ka pjesëmmarrja. Vite më parë, kam patur një bisedë me dikë që më ka ndryshuar tërësisht qasjen ndaj votës, më tha dicka që më tronditi: Si mund ta thuash ti këtë, më tha,të jesh indifferent ndaj miliona njerëzve në botë, që do e ëndërronin ta kishin mundësinë të votojnë dhe nuk e kanë. Përtej këtyre, është shansi historik sepse në mbyllim negociatat me BE.
Cfarë janë negociatat? Sepse nuk mund ta kuptoni dot duke parë televizor, apo portale. Sepse ca nuk iu del para syve. Negociatat me BE janë, mbi 250 mijë faqe, që duhen kaluar mes nesh dhe atyre. Janë shumë grupe që negociojnë për të gjitha llojet e temave. Dhe e gjitha kjo është një punë shumë e madhe. Duhet të dini se integrimi nuk është një cështje se sa do ti dhe sa gati je ti që të jesh aty. Ti mund ti biesh derës sa të duash dhe ajo të mos hapet, deri kur ata që janë brenda ta hapin. Dhe procesi i zgjerimit të BE, vendoset nga ata që janë brenda shtëpisë, ata duhet të bien të gjithë dakord, njëri të cohet të thotë JO, nuk hapet.
Dhe kjo është me faza, është hapur për herë të fundit për Kroacinë. Ndaj kush ju tregon përralla, nuk ju thotë të vërtetën. Sepse sot ne jemi në tavolinë, po negociojmë dhe kemi një kalendar për të mbyllur negociatat. Negociatat ndodhin me faza të ndryshme, por 3 vjet që një vend të hyjë në BE, është rasti i parë që na ndodh ne. Ne tani jemi te pragu dhe ata kanë hapur derën, por dera mund të mbyllet, nuk rri hapur gjithmonë. Është mbyllur për të tjerët," tha Rama.
edi rama
Politike
24 Prill 2025, 15:44
E. D
BELSH- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Belsh. Gjatë fjalës së tij Rama theksoi rënd&...
Politike
24 Prill 2025, 15:33
M.B
Pjesë nga videoja
TIRANA- Zarfet me fletët e votimit për emigrantët që do të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhjet...
Politike
24 Prill 2025, 15:15
M.B
Edi Rama
TIRANA- Etiketimi i përdorur nga kryeministri Edi Rama për të "goditur" politikën e opozitës duke e konsideruar si "...
Politike
24 Prill 2025, 14:57
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
ELBASAN- Kandidati i PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi përmes një postimi në "Facebook" ka denoncuar r...
Politike
24 Prill 2025, 14:30
r.ll
albulena haxhiu
KOSOVË- Emri i saj u hodh në votim tri herë, por Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) n&...
Politike
24 Prill 2025, 13:39
N.F
Berisha dhe Malltezi
TIRANË- Seanca paraprake për dosjen Partizani në GJKKO është shtyrë edhe ditën e sotme. Shkak ...
Politike
24 Prill 2025, 13:37
I.A
Sali Berisha
BORSH- Kryedemokrati Sali Berisha u ka kërkuar qyetarëve të Borshit që më 11 maj, të ndahen nga kryeministri Edi...
Politike
24 Prill 2025, 13:24
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha u ka premuar banorëve të Borshit se infrastruktura atje do të ketë përpar&eu...
Politike
24 Prill 2025, 13:03
N.F
Çela, Celibashi dhe Dumani
TIRANË- Krerët e SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ-së janë ftuar nga...
Politike
24 Prill 2025, 12:57
r.ll
pamje nga takimi
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar sot në Elbasan me përfaqësuesit e biznesit prezantoi &ldqu...