Aktualitet

Qytetarët denoncojnë abuzimin me pronat dhe pensionin, SPAK indiferent ndaj protestës

Tre të moshuar kërkojnë hetime prej SPAK për indiferencën e shtetit ndaj të drejtave të tyre. Kanë protestuar në dyert e SPAK prej javësh, dikush me pankarta, dikush me dokumenta e dikush me megafon.

24 Prill 2025, 15:00 Nga r.ll
Qytetarët denoncojnë abuzimin me pronat dhe pensionin, SPAK
protesta

TIRANË- SPAK prej kohësh qëndron indiferent ndaj tre të moshuarve që protestojnë në dyert e prokurorisë së Posaçme për padrejtësisë që i janë bërë nga institucionet shtetërore. Ata flasin për Syri Tv dhe kërkojnë një takim me prokurorët për të denoncuar problemet që kanë me pensionin dhe pronat, por askush nuk u është përgjigjur.

Tre të moshuar kërkojnë hetime prej SPAK për indiferencën e shtetit ndaj të drejtave të tyre. Kanë protestuar në dyert e SPAK prej javësh, dikush me pankarta, dikush me dokumenta e dikush me megafon.

Kanë pritur. Ende presin për një takim me prokurorët apo kreun e SPAK. I pari është 68 vjecc, i bindur se nga mos veprimet apo mos veprimet e administratës mbi kalkulimet për pagesën e invadilitetit dhe pensionim të përshtatshëm, janë bërë gabim Dy të tjerët sikurse qindra qytetetarë më mbarë vendin, që kërkojnë hetime nga SPAK kanë problemin e pronave.

Qytetarët mbajnë vendin e parë me qindra kallëzime në vit në SPAK në raport me institucionet e tjera përfshirë Policinë e Shtetit apo institucionet publike. Konkretisht sipas raportit për vitin 2024, SPAK thotë se 46% e hetimeve të regjistruara kanë nisur pikërisht nga denoncimet e qytetarëve, e kthyer në shifra, nga qindra kallëzime të qytetarëve janë regjistruar gjatë vitit të kaluar 49 procedime, nga 30 të tilla që janë regjistruar me referim nga Policia e Shtetit. Një pjesë kërkojnë ende hetime për pronat, dhe të drejta që shteti duhet tua garantojë sipas kushtetutës./Syri Tv

proteste para spak

Sondazh

Poll