Sport

Ish-trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë i digjet makina, ja çfarë dyshon policia…

Një Audi në pronësi të ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, mori flakë, ndërsa ishte e parkuar në vilën e tij në zonën mes Fonte Laurentina dhe Spinaceto, më 21 prill në Romë.

23 Prill 2025, 11:00 Nga DOSJA

Ish-trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë i digjet

ITALI - Në momentin e rënies së zjarrit, Christian Panucci, ish-trajner i Kombëtares së Shqipërisë, ndodhej jashtë Italisë dhe nuk ishte i pranishëm në shtëpi, duke mos mundur të ofronte detaje mbi ngjarjen.

Djali i tij, Juan, që jeton aktualisht në vilë, nuk ka pësuar asnjë dëm nga zjarri. Pas ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, flakët u shuan përpara se ato të përhapen më tej, duke shmangur dëmtimin e shtëpisë dhe pasurive të tjera. Zjarri nuk ka shkaktuar lëndime fizike apo helmime, falë reagimit të menjëhershëm.

Karabinierët kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrit dhe po shqyrtojnë mundësinë e zjarrvënies qëllimisht. Dyshimet janë të orientuara kah mundësia që dikush mund të ketë hyrë në vilë dhe i ka vënë flakën automjetit Audi.

Policia ka marrë pamje nga kamerat e sigurisë në vilën e Panuccit dhe në zonën përreth, për të identifikuar çdo person të dyshimtë që mund të ketë qenë në afërsi të vendit të ngjarjes.

Christian Panucci, i cili ndodhej me pushime në Dubai, është njoftuar për incidentin dhe ka shprehur dëshirën për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.

Po ashtu në dhjetor të vitit 2011 Panucci u grabit nga dy banditë të armatosur me pistoleta, të cilët i drejtuan armën në kokë për ta detyruar të dorëzonte portofolin, pasi e detyruan të dilte nga Smart. Jo vetëm kaq. Në shtator të dy viteve më parë, ish-futbollisti ishte viktimë e një vjedhjeje të madhe në të njëjtën shtëpi ku jetonte në atë kohë, në Anagnina.

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, periudhën më të gjatë të karrierës e kaloi si futbollist te AS Roma, ku dhe shënoi një pjesë të rëndësishme të historisë së tij profesionale, ndërsa tani është një komentator televiziv për Mediaset.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll