Aktualitet

Me pistoletë me vete gati për ta shitur, arrestohet 23-vjeçari në zonën e Don Boskos

Policia thekson se i riu kishte qëllim ta shiste armën që mbante me vete në momentin që u prangos.

23 Prill 2025, 10:06 Nga N.F
Me pistoletë me vete gati për ta shitur, arrestohet 23-vjeçari
Arma

TIRANË- Një 23-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Arrestimi i të riut ka ardhur pasi ai u kap në flagrancë në zonën e Don Boskos me një armë zjarri. Policia thekson se i riu kishte qëllim ta shiste armën që mbante me vete në momentin që u prangos.

I riu i arrestuar është identifikuar me inicialet A.D. Policia po vijon hetimet për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Operacione policore të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni “Gracka”. Sekuestrohet 1 pistoletë me municion. U kap në flagrancë në zonën e Don Boskos, me armën e zjarrit që do ta shiste, vihet në pranga 23-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme, të kryera në vijim të punës policore për garantimin e rendit dhe për goditjen e paligjshmërive, Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi operacionin “Gracka”.

Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë, në rrugën “Demir Progni”, shtetasi A. D., 23 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrollet u konstatua se ky shtetas kishte me vete 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën dyshohet se do ta shiste.

Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne tirane arme

Sondazh

Poll