Sport

Galatasaray mposht Konyasporin dhe arrin në finalen e Kupës së Turqisë…

Falë fitores së madhe 5-1 si mysafir ndaj Konyasporit të martën në mbrëmje, Galatasaray u kualifikua në finalen e Kupës së Turqisë dhe do të përballet me fituesin e duelit mes Trabzonsporit dhe Göztepe.

23 Prill 2025, 09:00 Nga DOSJA

Galatasaray mposht Konyasporin dhe arrin në finalen e Kupës së

TURQI - Pas eliminimit të rivalit Fenerbahçe, më 2 prill, në çerekfinale falë një dopiede të Victor Osimhen (1-2), Galatasaray kishte një rrugë mbretërore drejt finales së hapur për ta.

Përballë Konyasporit këtë të martë, nigeriani dhe shokët e tij nuk lanë asnjë shans për vendasit (5-1), duke i ndëshkuar me golat e Osimhen (26’), Lucas Torreira (42’), Roland Sallai (47’, 55’) dhe Yusuf Demir (90’+1).

Skuadra nga Stambolli në vijim do të përpiqen të fitojnë Kupën e 19-të të Turqisë në historinë e tyre (vendi i dytë, Besiktas ka 11). Kundërshtari i tyre do të bëhet i ditur mbrëmjen e së enjtes, pas ndeshjes midis Trabzonspor-Göztepe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll