Politike

Rama u tregon rekordet personale fermerëve në Berat: Jam piktori më i mirë mes kryeministrave

Rama tha se ka dhe një rekord kombëtar, që të gjithë kryeministrat bashkë që nga viti 1912 nuk kanë përshkruar aq kilometra sa ai.

23 Prill 2025, 11:23 Nga I.A
Rama u tregon rekordet personale fermerëve në Berat: Jam piktori
Edi Rama

BERAT- Kryeministri Edi Rama u ka treguar rekordet personale fermerëve në Berat ditën e sotme. Duke folur në takimin elektoral, Rama tha se rekordi i tij botëror është se është piktori më i mirë mes të gjithë kryeministrave të botës. Pas kësaj, Rama tha se ka dhe një rekord kombëtar, që të gjithë kryeministrat bashkë që nga viti 1912 nuk kanë përshkruar aq kilometra sa ai.

“Berati është realisht një vend krejt tjetër nga çfarë kemi parë. Dy rekorde i kam, një botëror që jam piktori më i mirë mes kryeministrave të të gjithë botës. Rekordin kombëtar që kam është që të gjithë kryeministrat që nga 1912 t’i nbashkojnë të tërë kilometrat janë larg meje. Berati ka problematika por nuk njihet me siç ka qenë, sa pika grumbullimi ka pasur kur ne nisëm punën, ku imagjinohej kjo. E ka bërë puna e njërëzve, por njerëzit këtu aknë qenë dhe më parë s’kishte as sinergji as mbështetje,” tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll