Politike

"T'i bëjmë hyzmetin këtij shansi", Rama në Berat: Të bëhesh pjesë e BE, është si të vendosësh mushkëri të reja

Ai tha se me integrimin do të marrim mbështetje financiare si pjesë e familjës europiane. 

23 Prill 2025, 11:00 Nga r.ll
"T'i bëjmë hyzmetin këtij shansi", Rama në
edi rama

BERAT- Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me fermerët në Berat tha se kushdo që jeton në fshat duhet ta harrojë politikën dhe të mendojë për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe benefitet që do të sjellë.

Rama tha se të bëhesh anëtar i BE është njësoj si të vendosësh mushkëri të reja. Ai shtoi se me integrimin do të marrim mbështetje financiare si pjesë e familjës europiane. 

"Janë 300 mln euro në vit për fshatin e bujqësinë. Llogaritini kapacitetet financiare që krijohen. Është historike, besoj shumë që të gjithë ne, kushdo që jeton në fshat ta harrojë politikën dhe të mendojë na duhet ta kapim e të mos e lëshojmë këtë shans, ti bëjmë hyzmetin këtij shansi, të bëhemi anëtarë të BE dhe kemi frymëmarrje të re. Është si të vendosim mushkëri të reja, s’mund ti lësh dot pa i vënë se ke disa politikëra në kokë. Me këtë vijnë edhe shumë gjëra të tjera, programe ku ne sot s’mund të kemi akses sepse s’jemi pjesë e asaj familje, na mbështesin si fqinj. Por kur bëhemi pjesë mbështetemi si anëtarë të familjes.", u shpreh Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll