Sport

VIDEO / Skandal, presidenti i klubit filmohet duke i marr ryshfet prindërve të futbollistëve!

Pamjet u transmetuan më pas në një televizion dhe tërhoqën shumë vëmendje në rrjetet sociale.

22 Prill 2025, 23:35 Nga DOSJA
VIDEO / Skandal, presidenti i klubit filmohet duke i marr ryshfet prindërve

ARGJENTINE - Ai u filmua në një kamerë të fshehtë duke marrë ryshfet nga prindërit e futbollistëve të rinj në shumën prej 25 mijë dollarësh, duke i futur në xhepin e brendshëm të xhaketës, gjithçka për të regjistruar të rinjtë në ekipin e parë. Pamjet u transmetuan më pas në një televizion dhe tërhoqën shumë vëmendje në rrjetet sociale.

Marcelo Moretti është një avokat dhe zyrtar sportiv argjentinas. Ai u zgjodh president i San Lorenzos në fund të vitit 2023, me premtime për të rindërtuar klubin, për të stabilizuar financat dhe për të përmirësuar punën e shkollës së të rinjve, e cila ka qenë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e identitetit të San Lorenzos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll