Sport

Humbja ndaj Arsenalit nxjerr “zbuluar” Realin e Madridit për mangësitë që ka në ekip!

Madje, edhe tani vazhdojnë të hezitojnë për të planifikuar shpenzime të konsiderueshme. Real Madrid ka nevojë për përforcime në prapavijë dhe në mesin e fushës, sidomos pas largimeve të kapitenit Nacho Fernández dhe legjendës Toni Kroos.

23 Prill 2025, 00:07 Nga DOSJA
Humbja ndaj Arsenalit nxjerr “zbuluar” Realin e Madridit për

SPANJE - Fiaskoja ndaj Arsenalit ka nxjerrë më qartë se kurrë në pah nevojën urgjente të Real Madridit për të shkuar përtej një zgjidhjeje të thjeshtë në sesionin e merkatos së kësaj vere. Për një kohë të gjatë, ideja që kishte bindur drejtuesit më të lartë të klubit ishte sjellja e dy lojtarëve: Trent Alexander-Arnold, mbrojtësit të djathtë të Liverpoolit, dhe Alphonso Davies, mbrojtësin e majtë të Bayern Munichut.  

Mirëpo këto dy emra nuk mjaftojnë. Mangësitë e dukshme në skuadër i detyrojnë “Los Blancos” të jenë shumë më agresivë në tregun e merkatos të paktën kështu duket nisur edhe nga nevojat që ka klubi, ndryshe nga vera e kaluar, kur bënë vetëm një lëvizje të madhe: 35 milionë euro për transferimin e Endrick nga Palmeiras, marrëveshje që ishte arritur që në vitin 2022. 

Situata rreth Kylian Mbappé, yllit të Paris Saint-Germain, i trazoi planet e Madridit, duke e bërë klubin të hezitojë për investime të tjera. Dhe në janar, sërish, nuk u ndërmor asnjë veprim konkret për përforcim në qendër të mbrojtjes, ndonëse problemet në këtë repart ishin të shumta dhe ndikuan në mbarëvajtjen e sezonit. 

Trajneri italian Carlo Ancelotti, pavarësisht nëse qëndron apo jo në stolin madrilen pas këtij sezoni, kishte identifikuar dy mangësi thelbësore që verën e kaluar: mungesa në mbrojtje dhe mesfushë, por kërkesat e tij ranë në veshin e shurdhër të presidentit i cili nuk e dëgjoi trajnerin dhe nuk ndërmori asnjë masë.

Madje, edhe tani vazhdojnë të hezitojnë për të planifikuar shpenzime të konsiderueshme. Real Madrid ka nevojë për përforcime në prapavijë dhe në mesin e fushës, sidomos pas largimeve të kapitenit Nacho Fernández dhe legjendës Toni Kroos. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll