Sport

PSG barazon pas 10 fitoresh rradhazi në kampionat, ku ka siguruar titullin!

Ndeshja nisi pa raste në të dyja anët, me PSG që kishte siguruar titullin tashmë, ndërsa Nantes po luftonte për mbijetesë.

22 Prill 2025, 23:30 Nga DOSJA
PSG barazon pas 10 fitoresh rradhazi në kampionat, ku ka siguruar titullin!

FRANCE - Nantes dhe PSG kanë barazuar me rezultatin 1-1 në kuadër të ndeshjes së mbetur nga java e 29-të.  Ndeshja nisi pa raste në të dyja anët, me PSG që kishte siguruar titullin tashmë, ndërsa Nantes po luftonte për mbijetesë. PSG zhbllokoi ndeshjen në minutën e 33-të, me një gol të bukur të shënuar nga Vitinha për 1-0. 

Edhe pse pjesa e parë solli raste të tjera pas golit, rezultati nuk ndryshoi. Nantes filloi të sulmojë më shumë dhe arriti të gjejë golin e barazimit me Douglas Augusto në minutën e 83-të për 1-1. 

Goncalo Ramos humbi rast të mirë në kohën shtesë për t’i dhënë fitoren PSG-së, që merr një barazim në kampionat pas më shumë se dhjetë fitoreve radhazi. PSG ka 78 pikë si kampion i shpallur, ndërsa Nantes ka 31 pikë në vendin e 14-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll