Sport

Uzuni zbulon golin më të bukur të jetës, bëhet baba!

Lojtari i Kombëtares ka postuar një foto të bebit, duke e shoqëruar me fjalë zemre.

22 Prill 2025, 21:11 Nga DOSJA

Uzuni zbulon golin më të bukur të jetës, bëhet baba!

SHBA - Myrto Uzuni është bërë baba për herë të parë. Lojtari i Kombëtares ka postuar një foto të bebit, duke e shoqëruar me fjalë zemre. “Mirë se erdhe Prince Uzuni”, shkruan Myrto duke zbuluar emrin e të të birit.

Më pas vazhdon me fjalë zemre për partneren, që po ashtu ka postuar në rrjetet sociale. “Të dua Uarda”, shton sulmuesi i Kombëtares. Kujtojmë se lajmin e ëmbël, që do të bëhet baba për herë të parë me djalë, Uzuni e dha nga “Arena Kombëtare”.

Uzuni zbulon golin më të bukur të jetës, bëhet baba!

Në një festë veçantë me të afërmit dhe shoqërinë e tij, zbuloi gjininë. 29-vjeçari nga janari është pjesë e Austin. Klubi amerikan pagoi klauzolën që prishte kontratën e lojtarit me Granadën në Spanjë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll