Sport

Në Turqi, “të gjithë” pas sulmuesit kuqezi Rey Manaj, të Kombëtares shqiptare!...

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Rey Manaj, që luan për Sivasporin, vijon të jetë një ndër emrat më të lakuar, sa i takon mundësisë për t’u transferuar gjatë merkatos së verës.

22 Prill 2025, 16:30 Nga DOSJA
Në Turqi, “të gjithë” pas sulmuesit kuqezi Rey Manaj,

TURQI - Trajneri i Antalyaspor, Emre Belozoglu, po përgatitet për të bërë një transferim “big” gjatë merkatos së verës.

Ai po planifikon të shtojë në skuadër Rey Manajn, i cili po lë gjurmë në Turqi me fanelën e Sivasspor dhe emri i të cilit ka qenë në rendin e ditës me gjigantët e Superligës.

Emre, i cili e ka shqyrtuar me përpikmëri këtë transferim, dëshiron ta përfundojë transferimin, duke përshpejtuar përpjekjet së bashku me drejtuesit e klubit.

Rey Manaj, ka luajtur 24 ndeshje zyrtare për Sivassporin në edicionin 2024-2025. Sulmuesi shqiptar, i cili është inetgruar në fushë për 1.950 minuta, ka ndikuar në rezultat me 10 gola dhe 5 asistime.

Ekipi i Sivasporit ndodhet në zonën e ftohtë dhe rrezikon rënin nga Superliga turke, çka ndryshimi i destinacionit do të ishte një lëvizje e zgjuar për sulmuesin shqiptar Rey Manaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll