Sport

AKSIDENTI/ Lindelof 'ikën' me nxitim nga Old Trafford gjatë ndeshjes ndaj Lyon. Bashkëshortja e tij tregon arsyen…

“Djali im më i vogël, Francis, hapi kokën. Ai po ndiqte vëllain e tij të madh Ted Louie nëpër shtëpi dhe ra nga shkallët dhe ndau ballin në dysh. Ai u shtrua në spital të enjten dhe të premten”.

22 Prill 2025, 15:51 Nga DOSJA
AKSIDENTI/ Lindelof 'ikën' me nxitim nga Old Trafford gjatë

ANGLI - Victor Lindelöf ishte në pankinë gjatë ndeshjes dramatike të Manchester United për gjysmëfinalet e Europa League ndaj Lyon (5-4 pas kohës shtesë), por u largua me nxitim nga stadiumi gjatë pjesës së pare.

Arsyeja u zbulua dje në rrjetet sociale nga bashkëshortja e tij, Maja. Suedezi iku me nxitim për të parë një nga djemtë e tij, i cili ishte në dhomën e urgjencës së një spitali.

“Një orë para se të fillonte ndeshja, babysitterja jonë thirri në telefon për të thënë se ata ishin në një ambulancë dhe po shkonin për në spital”, transmeton Expressen.

“Djali im më i vogël, Francis, hapi kokën. Ai po ndiqte vëllain e tij të madh Ted Louie nëpër shtëpi dhe ra nga shkallët dhe ndau ballin në dysh. Ai u shtrua në spital të enjten dhe të premten.

Ai duhej t'i nënshtrohej një operacioni estetik për të rindërtuar ballin e tij. Kjo ishte hera e parë që provoj diçka të tillë me një nga fëmijët e mi. Ishte tepër e pakëndshme dhe nuk dua ta kaloj më. Operacioni shkoi mirë, Françesku është viking dhe i është kthyer normalitetit.

Të gjithë ishin shumë të shqetësuar, por ai vazhdon ta jetojë jetën e tij, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Mjekët thonë se ai do të ketë një mbresë të madhe në ballë. Por nuk ka rëndësi, jam i lumtur që gjithçka shkoi kaq mire,”- ka treguar bashkëshortja e futbollistit.

Thjesht një frikë, për fat të mirë, për mbrojtësin suedez, i cili e nisi kampionatin në fundjavë kundër Wolverhampton, duke mbajtur gjithashtu shiritin e kapitenit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll