Protesta në Beograd/ Studentët bllokojnë RTS-në për të tetën ditë radhazi
foto ilustruese SERBI- Studentët e Universitetit të Beogradit e kanë bllokuar ndërtesën e Radiotelevizionit të Serbisë (...
Në takim, sipas njoftimit, morën pjesë edhe peshkopo i Baçkës, Irinej, dhe peshkopi i Volokolamskut, kryetar i Departamentit për Marrëdhënie të Jashtme të Kishës, Antonie.
Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, i cili ndodhet në një vizitë disa ditore në Moskë të Rusisë, u takua më 22 prill me presidentin rus, Vladimir Putin, njoftoi Kisha Ortodokse Serbe dhe shërbimi për shtyp i presidentit rus.
Në takim, sipas njoftimit, morën pjesë edhe peshkopo i Baçkës, Irinej, dhe peshkopi i Volokolamskut, kryetar i Departamentit për Marrëdhënie të Jashtme të Kishës, Antonie.
“E di që Kisha Ortodokse Serbe jep një kontribut të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet popujve tanë, të cilët tradicionalisht ruajnë marrëdhënie të ngrohta, të afërta dhe aleate të mbushura me besim”, i tha Putin patriarkut Porfirije, sipas deklaratës së shërbimit rus për shtyp.
Në deklaratë gjithashtu thuhet se Putini ia përcolli Porfirijes dëshirën e tij që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të jetë në Moskë më 9 maj për festimin e Ditës së Fitores.
Vuçiq më 7 mars, pas një bisede telefonike me Putinin, deklaroi se do të takohej me Putinin më 9 maj në Moskë. Ky do të jetë takimi i tyre i parë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.
Patriarku Porfirije, siç njoftoi KOS, më parë u takua me patriarkun e Kishës Ortodokse Ruse, Kiril, në selinë e Kishës Ortodokse Ruse dhe në rezidencën zyrtare të patriarkut Kiril në manastirin Danilov në Moskë.
Në një deklaratë të Patriarkanës së Moskës të publikuar në faqen zyrtare thuhet se patriarku Kiril i tha patriarkut Porfirije se “kisha ruse kurrë nuk ka pasur asgjë negative” në marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Serbe dhe se të dyja kisha gjithmonë kanë ruajtur “mirëkuptim të ndërsjellë, dashuri dhe mbështetje vëllazërore”.
Patriarku i KOS-it, Porfirije, siç thuhet në njoftim, theksoi se marrëdhëniet e mira midis kishave ortodokse ruse dhe serbe janë “një shembull i mirë për të gjitha kishat ortodokse”.
Kisha Ortodokse Serbe dhe ajo Ruse kultivojnë marrëdhënie të mira, dhe ky trend ka vazhduar edhe pas pushtimit rus të Ukrainës, të cilin patriarku rus Kiril e mbështet fuqishëm.
Kisha Ortodokse Serbe mori anën e Patriarkanës së Moskës në vitin 2019 në konfliktin e saj me Patriarkanën e Kostandinopojës për autokefalinë e Kishës së Ukrainës.
Serbia, megjithëse zyrtarisht mbështet integritetin territorial të Ukrainës, nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pavarësisht thirrjeve nga Brukseli që, si shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të veprojë në këtë drejtim./REL
foto ilustruese SERBI- Studentët e Universitetit të Beogradit e kanë bllokuar ndërtesën e Radiotelevizionit të Serbisë (...
Nostradamus VATIKAN- Parashikimet që i atribuohen Nostradamusit kanë shkaktuar edhe një herë debat, veçan&eu...
Marco Rubio SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë të ditur se administrata e drejtuar nga presidenti i SHBA-së, Don...
Papa Françesku VATIKAN- Zyra e shtypit e Vatikanit ka dhënë disa detaje më shumë në lidhje me 24 orët e fundit të...
Kardinalët marrin pjesë në Vigjiljen e Pashkëve në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, 19 prill 2025. VATIKAN- Pas...
Steve Witkof dhe Vladimir Putin SHBA- I dërguari i SHBA Steve Witkoff është planifikuar të udhëtojë në Moskë kë...
Papa Françesku ROMË- Papa Françesku i cili ndërroi jetë tëhënën do të varroset nëRomët...
INDI- Zëvendëspresidenti i SHBA JD Vance në një fjalim duke bërë thirrje për lidhje më të ngushta midis vend...
Foto ITALI- Një burrë 80-vjeçar hapi zjarr ndaj dy burrave të martën e Pashkëve në parkingun e një qendre tr...
foto ilustruese RUSI- Një sulm me dronë nga forcat ruse ka goditur një ndërtesë banimi në qytetin e Odesës në Ukrai...