Bota

Lufta Ukrainë- Rusi/ I dërguari i Trump sërish vizitë në Moskë

Udhëtimi vjen në një kohë kur po zhvillohen procese diplomatike që synojnë t'i japin fund luftës në Ukrainë.

22 Prill 2025, 16:14 Nga E. D
Lufta Ukrainë- Rusi/ I dërguari i Trump sërish vizitë
Steve Witkof dhe Vladimir Putin

SHBA- I dërguari i SHBA Steve Witkoff është planifikuar të udhëtojë në Moskë këtë javë, njoftoi të martën Yuri Ushakov, këshilltari i presidentit rus Vladimir Putin për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Udhëtimi vjen në një kohë kur po zhvillohen procese diplomatike që synojnë t'i japin fund luftës në Ukrainë. "Po," u përgjigj Ushakov, siç raporton agjencia ruse e lajmeve TASS, kur u pyet nëse e dinte se Vitkov po planifikonte një vizitë në kryeqytetin rus këtë javë.

Në të kaluarën, Steve Witkoff është takuar tre herë me Vladimir Putin për të diskutuar perspektivën e përfundimit të konfliktit në Ukrainë.

lufta ukraine rusi vladimir putin steve witkof

Sondazh

Poll