Bota

Ndarja nga jeta e Atit të Shenjtë/ "Frika dhe pritshmëria në Vatikan!" Çfarë tregon profetcia e Nostradamusit për "Papën e Zi"?

Në një kontekst pasigurie pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, këto profeci kanë ngjallur frikë dhe spekulime në mbarë botën.

22 Prill 2025, 17:24 Nga M.B
Ndarja nga jeta e Atit të Shenjtë/ "Frika dhe pritshmëria
Nostradamus

VATIKAN- Parashikimet që i atribuohen Nostradamusit kanë shkaktuar edhe një herë debat, veçanërisht ato që përmendin ardhjen e një "Pape të Zi" dhe shkatërrimin e mundshëm të shtetit të Vatikanit në vitin 2024. Në një kontekst pasigurie pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, këto profeci kanë ngjallur frikë dhe spekulime në mbarë botën.

Misteri i Papës së Zi

Ndër interpretimet e shumta të profecive të Nostradamusit, një nga më shqetësuesit është ai që parashikon ardhjen e një “Pape të Zi” në Vatikan. Disa analistë besojnë se kjo mund të simbolizojë një ndryshim të thellë brenda Kishës Katolike. Ndërsa të tjerët e lidhin atë me një udhëheqës nga rendi i jezuitëve, të cilit i përkiste dhe Papa Françesku. Kjo teori po gjeneron hamendje të pafundme për të ardhmen e institucionit fetar.

Të tjerë argumentojnë se ai simbolizon një transformim më të gjerë brenda udhëheqjes së Kishës, i cili mund të shënohet nga sfida të rëndësishme dhe ndryshime në drejtim.

Shqetësim për Vatikanin

Një tjetër parashikim i Nostradamus përmend shkatërrimin e "Qytetit të Shtatë Kodrave", të cilin shumë e kanë interpretuar si referencë për Vatikanin. Megjithëse këto profeci kanë qenë subjekt i interpretimeve të ndryshme gjatë historisë, koincidenca e tyre me vdekjen e Papa Françeskut ka intensifikuar alarmin dhe debatin në botën fetare dhe mediatike.

 

 

nostradamus

Sondazh

Poll