Bota

80-vjeçari hap zjarr në parkingun e qendrës tregtare në Itali, plagosen tre persona, mes tyre edhe autori

Njëri nga dy të plagosurit ka tentuar të çarmatosë të moshuarin, duke bërë që ai të bjerë në tokë dhe të godasë kokën.

22 Prill 2025, 14:41 Nga N.F
80-vjeçari hap zjarr në parkingun e qendrës tregtare në
Foto

ITALI- Një burrë 80-vjeçar hapi zjarr ndaj dy burrave të martën e Pashkëve në parkingun e një qendre tregtare në Caserta, duke ngritur alarmin tek autoritetet italiane. Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, njëri nga dy të plagosurit ka tentuar të çarmatosë të moshuarin, duke bërë që ai të bjerë në tokë dhe të godasë me kokë.

Të tre u dërguan me plagë në spital, por jashtë rrezikut për jetën. Incidenti brutal i dhunës shkaktoi kaos dhe panik tek personat në vendngjarje, ku klientët dhe punonjësit gjenin strehë brenda dyqaneve ose jashtë ambienteve. Autoritetet lokale po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

te shtena ne itali

Sondazh

Poll