Sport

Igli Tare në pritje të një takim të dytë me Furlanin, për postin e drejtorit të Milanit…

Ish-menaxheri i Lazios rikthehet në “pole position”, kësaj here mund të arrijë edhe me një përforcim nga Bundesliga

22 Prill 2025, 14:34 Nga DOSJA
Igli Tare në pritje të një takim të dytë me Furlanin,

ITALI - Emri i drejtorit të ri sportiv të Milanit, shpallja e të cilit pritej në fillim të muajit, është ende një enigmë e pazgjidhur, por aktualisht Igli Tare duket se është profili në ‘pole position’.

Në këtë kuptim, lajmi i fundit, raporton La Gazzetta dello Sport, është se pas takimit të gjatë ballë për ballë disa ditë më parë në Romë me Giorgio Furlani, ka pasur kontakte të reja mes ish-menaxherit të Lazios dhe CEO të AC Milan, i cili prej javësh po kryen personalisht kastingun dhe një takim i dytë është në horizont.

Ky do të jetë takimi i dytë mes Tares dhe Giorgio Furlanit edhe pse ende nuk është caktuar një datë fikse. Gazeta italiane rrëfen se Tare ka nisur që të punojë në këtë drejtim duke siguruar edhe përforcimin e pare.

Bëhet fjalë për  Jonathan Burkardt, sulmues i datëlindjes 2000 nga Mainz, i cili me paraqitjet e tij (16 gola dhe 3 asistime mes kampionatit dhe Kupës së Gjermanisë), ka përfunduar edhe në fanelën e kombëtares gjermane, teksa kishte marrë një ftesë nga Nagelsman për ndeshjet çerekfinale të Nations League përballë Italisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll