Sport

San Lorenzo nderon Papa Françeskun. Presidenti Moretti: “Stadiumi i ri do të mbajë emrin e tij”...

“Ai nënshkroi një fanelë klubi për mua, të cilën e mbaj në shtëpi. Ai do të shfaqet në sallën qendrore kur të përurojmë stadiumin”

22 Prill 2025, 13:30 Nga DOSJA

San Lorenzo nderon Papa Françeskun. Presidenti Moretti: “Stadiumi i

ARGJENTINE - Presidenti i San Lorenzo-s, Marcelo Moretti foli për  TuttoMercatoWeb.com për pikëllimin e tij për vdekjen e Papa Françeskut, një tifoz i madh i klubit argjentinas, duke zbuluar disa informacione nga prapaskenat mbi marrëdhëniet midis Papës dhe ekipit.

FJALËT - “Sot është një ditë e trishtuar për të gjithë, veçanërisht për mua. Kam pasur një marrëdhënie të madhe dashurie me të. Ne u takuam për herë të parë në Romë në vitin 2016. Më pas vazhduam t'i shkruanim njëri-tjetrit, shkëmbyem shumë emaile ndër vite”.

STADIUMI -  “Më ftoi në rezidencën Santa Marta, në Vatikan. Më pas u takuam përsëri në shtator 2024. Me atë rast i kërkova leje që stadiumi ynë i ri të emërohej me emrin e tij: do të quhet 'Papa Francisco'.

Ai nënshkroi një fanelë klubi për mua, të cilën e mbaj në shtëpi. Ai do të shfaqet në sallën qendrore kur të përurojmë stadiumin. Shkëmbimi ynë i fundit i mesazheve ishte një muaj më parë. Papa Françesku do të mbetet gjithmonë në zemrën time”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll