Aktualitet

"Tani jemi në spital në Itali!" Atentati në Lundër/ Babai i 11-vjeçarit të plagosur: 1 minutë vonesë, djali nuk do jetonte më

I ati i fëmijës thotë se fëmijët i mori ai nga vendngjarja dhe i dërgoi me automjetin e tij në Spitalin e Traumës.

21 Prill 2025, 22:49 Nga M.B
"Tani jemi në spital në Itali!" Atentati në
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Babai i 11-vjeçarit që mbeti i plagosur me armë nga atentati i para disa ditëve në Unazën e Madhe të Tiranës ka treguar momentet e para të ngjarjes së rëndë.

Në një reagim për emisionin "Opinion" i ati i fëmijës thotë se fëmijët i mori ai nga vendngjarja dhe i dërgoi me automjetin e tij në Spitalin e Traumës. Ai ka thënë se 1 minutë më shumë vonesë, do të ishin fatale për 11-vjeçarin.

“Fëmijët i kam marrë unë dhe i kam dërguar te Spitali i Traumës me fuoristradën time. Po të prisja dhe 1 minutë më shumë vonesë, djali i vogël nuk jetonte më, ishte me 2 plumba në trup dhe 2 në dorën e majtë. Tani jemi në spital në Itali”, ka thënë babai i fëmijës.

atentati ne lunder

Sondazh

Poll