Aktualitet

Përplasje me armë zjarri në Itali, plagoset një 25-vjeçar shqiptar

Gjithashtu bëhet e ditur se i plagosuri është trajtuar në spitalin Mirano dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

21 Prill 2025, 16:29 Nga E. D
Përplasje me armë zjarri në Itali, plagoset një
fotot ilustruese

ITALI- Një shqiptar ka mbetur i plagosur mbrëmjes e së shtunës në Itali pas të shtënave me armë zjarri. Bëhet e ditur se të përfshirë në ngjarje janë tre persona, njëri prej tyre 25 vjeçari i plagosur me armë zjarri. Gjithashtu bëhet e ditur se i plagosuri është trajtuar në spitalin Mirano dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mediave italiane autori dyshohet të jetë një 37-vjeçar shqiptar dhe me të ishte një 33-vjeçar. Arma me të cilën është plagosur shqiptari nuk është gjetur deri më tani. Të tre me banim në zonën e Venecias dhe me precedentë penalë, u konfliktuan pak para orës 20:30 të së shtunës.

Mes tyre shpërtheu një debat në parkingun e supermarketit në Orgnano, Spinea, ndërkohë që disa familje po përfundonin pazarin para se dyqani të mbyllej. Pas të shtënave policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, por të dy autorët ishin zhdukur, ndërsa i plagosuri kishte mbërritur vetë në spital.

Siç raportohet sherri mes tyre kishte filluar para supermarketit dhe më pas autorët kanë pritur derisa të tjerët kanë dalë nga supermarketi dhe i kanë dhunuar me levë. Në atë moment, njëri prej tyre ka vrapuar drejt një makine, ka marrë armën dhe ka nisur të qëllojë në drejtim të 25-vjeçarit, duke e goditur në këmbë.

policia italiane

Sondazh

Poll