Politike

Habit Luljeta Bozo: Pensionistët s’po vdesin, Po jetojnë që ç'ke me të

Bozo habiti me deklaratën e saj duke thënë se pensionistët po jetojnë dhe asnjë nuk po vdes për shkak të pensioneve të ulta.

20 Prill 2025, 22:47 Nga I.A

Habit Luljeta Bozo: Pensionistët s’po vdesin, Po jetojnë që

TIRANË- Luljeta Bozo, inxhinierja që u bë deputete ka folur në lidhje me pensionet në Shqipëri. E ftuar në emisionin "Off the Record" në A2 CNN, Bozo habiti me deklaratën e saj duke thënë se pensionistët po jetojnë dhe asnjë nuk po vdes për shkak të pensioneve të ulta.

“Unë pranova të bëhem deputete me dy objektiva. Të parën kisha objektivin që të bëjë sa mund të bëjë një njeri, të lëvizë me atë fuqi që mund t’i japë posti në drejtim të pensionistëve, të cilët janë një shtresë që ka punuar shumë për Shqipërinë, kanë punuar me pasion të madh. Sot janë një shtresë që nuk shpërblehen për atë që kanë bërë.

Ata nuk janë pak, por  një e treta e popullsisë. Në të gjithë botën punojnë 4-5 veta që të hajë një pensionist. Tek ne janë një ose dy veta që të hajë një pensionist. Ka një defekt të madh që nuk korrigjohet me sustë. Njerëzit kanë punuar në të zezë, kështu nuk del pensioni. Skema kështu është në të gjithë botën. Ky nuk është një objektiv i arritur, por ka hyrë në rrugën e duhur.

Objektivi i dytë ishte pas tërmetit të vitit 2019 ku nuk do të ishin bërë të gjitha ato shkatërrime nëse në treg do të kishin dalë profesionistët. Nuk janë në atë tabelë elektronike. Ky grupi i madh që janë në licenca do të kalojë në këtë treg, atë të tjerët duhet të japin një provim”, tha Bozo.

luljeta bozo

Sondazh

Poll