20 Prill 2025, 17:50
Nga I.A
Sali Berisha
ELBASAN- Lideri i opozitës, Sali Berisha u premtoi fermerëve në Elbasan mbrojtje sezonale të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, Berisha theksoi se pa u konsumuar prodhimet shqiptare bujqësore, nuk do të ketë lëvizje të import. Po ashtu Berisha në fjalën e tij, ka shtuar se do të investojnë 70 milionë euro në vit në vaditje, kullim dhe në mbrojtje të tokës.
"Linja krediti. Ne do të ngremë bankën zhvillimore të shtetit, me të cilën ju do të merrni linja krediti të buta. 80% të interesit do e paguajë shteti për ju. Cilido që ka nevojë, do të adresohet aty me planin e biznesit dhe me projektin e tij, qeveria d oi mbulojë 80% të interesit. Qeveria do të krijojë fondin e veçantë për t’ju mbrojtur ju, nga fatkeqësitë natyrore dhe për t’u shpërblyer ju me çmimin bazë të produkteve që mund t’ju shkatërrojë moti dhe faktorë të tjerë. Por, qeveria do t’ju mbrojë ju edhe nga mbiprodhimi. Mbiprodhimi ndodh, edhe në këtë rast absolutisht, çdo mbiprodhim do të shpërblehet me çmimin bazë, në mënyrë që ju dhe fermerët të mos kërcënoheni nga falimentimi.
Janë mijëra fermerë që e pësojnë nga ngricat. Edhe ngricat që kaluan. Ngricat e 2-3 javëve më parë kanë dëmtuar mijëra e mijëra fermerë, në të katërta anët e vendit. Në Korçë, në Peshkopi, në të gjitha zonat. Sigurisht që, shteti do ketë një fond, dhe ai fond do t’u përgjigjet fermerëve për prodhimin me çmim bazë. Qeveria merr përsipër investime shumë serioze në vaditje, në kullim dhe mbrojtjen e e tokës. Ne, jemi një vend plot ujëra. Nuk ka vend me ujëra më shumë se sa ne. Megjithatë, sipërfaqet e vaditjes, jo që nuk shtohen, por zvogëlohen. Hidrocentrali i Banjës, para së gjithash, është vepër vaditës. Dhe kur ne e ndërtuam atë, e ndërtuam së pari si vepër vaditës, dhe pastaj si vepër energjitike.
Që nga ajo kohë, një kanal nuk është hapr,në mënyrë që zonat të përfitojnë. Ai, është një rezervuar gjigant. Asnjë! Se, këta kanë një zakon të çuditshëm. Këta, në doktrinën e mashtrimit, nuk ka në botë njerëz që të inagurojnë si këta. Thoshte bukur sot, një analist i njohur: gjer në vitin 2013 kishim parë, thotë, që bëhej inagurimi në fillim të punimeve dhe kur përfundonin. Kurse tani bëhen 13-15 inagurime për të njëjtën gjë, sepse i ndajnë në lote. Por, pasi mbaron kjo e loteve, kthehen dhe inagurojnë projektin. Pasi mbaron projekti, kthehen dhe inagurojnë ëndrrën. Pra, një serial mashtrimesh të pafundme, 3D. Por e vërteta është që, po të marrësh investimet e tyre janë investime shumë të pakta dhe shumë abuzive.
Ndaj dhe ne, do të investojmë, të paktën 70 milionë euro në vit në vaditje, kullim dhe në mbrojtje të tokës. Jam këtu, për t’u zotuar përpara jush dhe mbarë fermerëve të Shqipërisë, se prodhimet tuaja me sezon do t’i mbrojmë. Mbrojtja sezonale e prodhimeve është zotimi ynë. E kemi bërë. Ata që mund ta kujtojnë, e kemi bërë dhe do ta bëjmë prap. E bën çdo vend. Ne jemi për tregëti të lirë, por në sezon do konsumojmë njëherë tonat, do i shesim tonat, pastaj do të presim për të tjerat. Këtë do e bëjmë, dhe kjo është një garanci për shitjen e prodhimeve tuaja që janë të mrekullueshme. Një agjenci orientuese për tregun do të ngrihet, dhe aj odo të jetë këshilltarja juaj kryesore për t’ju orientuar me tregun, nevojat, konjukturën, kapacitetet e tij," tha Berisha.
sali berisha
Politike
20 Prill 2025, 18:12
E. D
Edi Rama
KAMËZ- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz. Teksa iu bën thirrje për...
Politike
20 Prill 2025, 18:07
E. D
edi rama
KAMËZ- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Kamëz në kuadër të zgjedhjeve të 1...
Politike
20 Prill 2025, 18:04
I.A
Sali Berisha
ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kritikuar ashpër politikat e ndjekura nga qeveria Rama në sektorin e bujq...
Politike
20 Prill 2025, 18:02
E. D
Edi Rama
KAMËZ- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbasditen e sotme një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz. Gjatë fjalë...
Politike
20 Prill 2025, 17:50
E. D
Sali Berisha
ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me fermerët në Elbasan në kuadër t&eum...
Politike
20 Prill 2025, 17:39
I.A
DHL Express
SHBA- Kompania DHL Express po pezullon dërgesat në SHBA me vlerë më shumë se 800 dollarë për shkak regjimit ...
Politike
20 Prill 2025, 17:43
E. D
Dhurata Çupi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëherazi kandidate për deputete në listën e hapur për Q...
Politike
20 Prill 2025, 17:26
I.A
KORÇË- Demokrati i njohur llir Vrenozi, i cili është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ka publikuar një video ku tregon se ë...
Politike
20 Prill 2025, 17:01
E. D
Ilir Vrenozi dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së demokratit të njohur Ilir Vreno...
Politike
20 Prill 2025, 16:50
E. D
Edi Rama
TIRANË- Demokrati i njohur lir Vrenozi, i cili është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ka publikuar një video ku tregon se ...