20 Prill 2025, 18:55
Nga I.A
Sali Berisha
ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal edhe te plaga më e madhe e shqiptarëve në 12 vitet e fundit që sipas tij është shpopullimi. Berisha gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, theksoi se Shqipëria është e para në botë për rënien e lindjeve për shkak të emigracionit. Në fjalën e tij me fermerët në Elbasan, Berisha dha një evidencë të frikshme, ku në Kolonjë këtë vit arsimor që vjen, do të futet vetëm një fëmijë në klasë të parë.
"Së dyti, çdo pensionist dhe rrogëulti do të kenë kartën e konsumatorit. Me kartën e konsumatorit, pensionisti dhe rrogëulti do blejnë me çmime 20% më të lira të gjitha ushqimet dhe gjërat bazë. Pra, do u jepet çdo vit mbrapsht TVSH-ja, dhe është rreth 450 euro, është 2-3 pensione, apo një rrogë minimale. Energjia zbret në 7 lek. Nafta do zbresë, në mënyrë absolute nuk do mund të shitet kurrë mbi çmimin që shitet në Kosovë dhe në Maqedoni. Isha unë në Dibër, ata të gjitha shkojnë mbushin makinat në Prizren, të tjerë në Maqedoni dhe me radhë. Në një kohë kur Kosova, naftën e merr nga porti i Durrësit. Dhe Maqedonia ndofta një pjesë. Ato nuk prodhojnë 1 liër, Shqipëria prodhon 1 milionë ton në vit. Është një grabitje e tmerrshme që iu bëhet qytetarëve shqiptarë me naftën. Pse?
Edi Rama ka tatuar naftën, 1.1 euro për litër. Kujt ia merr? Juve ua merr. Ai që shet naftën, ai ka rrit çmimin dhe kaq. Juve ua merr, qytetarëve ua merr. Jo, ajo merr fund. Taksat mbi naftën do të jetë njëlloj si e Maqedonisë, Kosovës, dhe çmimin i naftës nuk do mund të jetë kurrë më i lartë. Kështu pra, ne, kemi një projekt me të cilin ne transformojmë gjendjen aktuale shumë të rëndë që po i largon shqiptarët. Që po i largon si kurrë në historinë tonë, nuk jemi larguar në ëktë mënyrë.
Sot, në mëngjes po lexoja mediat.çfarë thoshte? Shqipëria e para në botë për rënien e lindjeve. Shkaku emigracioni. Po bëhemi, pra, komb me disa rekorde të kobshme. Se i kobshëm është ky rekord. Ne kemi që në 2019 që vdesin më shumë se sa lindin. Burreci 2 metra i gjatë ishte në Kolonjë. Me saze e me dajre. Po vetëm një gjë miqtë e mi, në atë qyetet të bekuar, në vitin 2023, qëkur është vënë themeli i parë i këtij, ka lindur vetëm një fëmijë. Dhe në 2030, në klasën e parë të qytetit që recitonin bashkë me Peleshin dhe Lubinë, do ketë në klasë të parë vetëm një fëmijë, jetë të gjatë të ketë ai," tha Berisha.
sali berisha
Politike
20 Prill 2025, 18:42
I.A
Sali Berisha
ELBASAN- Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur edhe te problemi i rritjes së çmimeve në vendin tobn&eum...
Politike
20 Prill 2025, 18:45
E. D
Edi Rama
KAMËZ- Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me gratë në Kamëz, ka përsëritur sërish thirrjen e tij ndaj va...
Politike
20 Prill 2025, 18:34
I.A
Sali Berisha
ELBASAN- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se biznesmeni Arben Goxha, që solli pulën me salmonelë në Shqip...
Politike
20 Prill 2025, 18:22
E. D
Edi Rama
KAMËZ- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Kamëz tha se më 11 maj, shqiptarët kan&e...
Politike
20 Prill 2025, 17:50
I.A
Sali Berisha
ELBASAN- Lideri i opozitës, Sali Berisha u premtoi fermerëve në Elbasan mbrojtje sezonale të prodhimeve bujqësore dhe...
Politike
20 Prill 2025, 18:12
E. D
Edi Rama
KAMËZ- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz. Teksa iu bën thirrje për...
Politike
20 Prill 2025, 18:07
E. D
edi rama
KAMËZ- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Kamëz në kuadër të zgjedhjeve të 1...
Politike
20 Prill 2025, 18:04
I.A
Sali Berisha
ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kritikuar ashpër politikat e ndjekura nga qeveria Rama në sektorin e bujq...
Politike
20 Prill 2025, 18:02
E. D
Edi Rama
KAMËZ- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbasditen e sotme një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz. Gjatë fjalë...
Politike
20 Prill 2025, 17:50
E. D
Sali Berisha
ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me fermerët në Elbasan në kuadër t&eum...