Politike

"I solli dhe Ramës, e zuri salmonela"/ Berisha bën deklaratën e fortë: Biznesmeni që solli pulën me salmonelë ishte eksponent i PS

Gjatë një takimi me fermerët në Elbasan, Berisha theksoi se Goxha i ka sjellë fileto pule dhe kryeministrit Edi Rama.

20 Prill 2025, 18:34 Nga I.A
"I solli dhe Ramës, e zuri salmonela"/ Berisha bën
Sali Berisha

ELBASAN- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se biznesmeni Arben Goxha, që solli pulën me salmonelë në Shqipëri nga Brazili, është eksponent socialist. Gjatë një takimi me fermerët në Elbasan, Berisha theksoi se Goxha i ka sjellë fileto pule dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas Berishës, Ramën e ka zënë salmonela, por e ka mbajtur këtë të fshehtë duke ua fshehur dhe mjekëve. 

"Para një muaj u shitën tonelata fileto pule me salmonelë. Dhe ishte absolutisht eksponent i PS ai që i solli, por që duket se i kishte çuar dhe Edi Ramës, të tilla dhe që e kapi salmonela dhe u tha mjekëve që e kam nga breshka. Se mban breshka në shtëpi ai. Mban breshka për arsye shëndetësore. Imagjinoni çfarë sigurie, kur salmonela shkon të kryeministri, siguria është zero. Do ndalohet me rreptësi të madhe importi i imputeve," tha Berisha.

edi rama arben goxha sali berisha

Sondazh

Poll