Aktualitet

Sherri mes çiftit degradon në konflikt mes familjarëve nga Shqipëria në Kretë, të paktën dy të plagosur dhe disa të arrestuar

Sipas mediave greke, u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar sherrin që shpërtheu në një familje shqiptare.

20 Prill 2025, 11:16 Nga M.B
Sherri mes çiftit degradon në konflikt mes familjarëve nga
Foto ilustruese

KRETË- Katër persona janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë plagosur pas një sherri të dhunshëm në një familje shqiptare në Rethymno të Kretës pasditen e së shtunës.

Sipas mediave greke, u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar sherrin që shpërtheu në një familje shqiptare. Gjithashtu sipas informacioenve, çdo gjë nisi pas një sherri mes çiftit të familjes dhe në vazhdim gjërat u përkeqësuan prej ndërhyrjes së familjarëve të të dy palëve.

Dy persona u plagosën, njëri prej të cilëve në gjendje më të rëndë, ndërsa tjetri është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka vendosur në pranga 4 të përfshirë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Autoritet thanë se po hetojnë shkaqet e përplasje mes familjeve shqiptare dhe problemet mes çiftit që ishte edhe fillesa e sherrit mes tyre.

greqia

Sondazh

Poll