Politike

"Duhet të bashkëpunoni me gratë demokrate?"/ Rama nga Kamza: Objektivi ynë, rritja e forcës së grave në drejtim

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se duhet punuar me gratë demokrate, pasi sipas tij gratë e kanë më të lehtë të kalojnë nga politika në realitet duke mos qenë tifoze, ndryshe nga burrat.

20 Prill 2025, 18:07 Nga E. D
"Duhet të bashkëpunoni me gratë demokrate?"/ Rama nga
edi rama

KAMËZ- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Kamëz në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit u bëri thirrje të pranishmëve që të punojnë për të siguruar sa më shumë vota të sigurta për PS-së. Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se duhet punuar me gratë demokrate, pasi sipas tij gratë e kanë më të lehtë të kalojnë nga politika në realitet duke mos qenë tifoze, ndryshe nga burrat.

"Për të ardhur deri këtu kemi bërë një rrugë shumë të madhe. kur ka vetëm burra, dicka mungon, dicka shumë e rëndësishme. Hap pas hapi ne e zgjeruam kufirin e PS, I hapëm dyert grave dhe vajzave, filluam të krijojmë shembull. Deputetja juaj Lindita ishte ndër të parat që hynë në gara dhe morën detyra. PS kishte 12 për qind gra, sot kemi arritur në 40 për qind gra. Është shumë më mirë, por nuk është mjaft.

Të gjitha gratë dhe vajzat nuk duhet të ndalen pa u bërë 50 për qind, madje unë them të jetë 01 plus mbi burrat. Ndaj objektivi ynë është që sot kemi rreth 39 000 gra e vazjza e duhet të jemi 50 001. Për 11 majin, të dashura motra dhe shoqe nuk duhet të mjaftoheni me cfarë shihni, por duhet të bëni cdo përpjekje që të shtoni rradhët e votave të sigurta për PS në rradhë të parë nga gratë. Duhet të bashkëpunoni me gratë demokrate," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll