20 Prill 2025, 17:26
Nga I.A

KORÇË- Demokrati i njohur llir Vrenozi, i cili është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ka publikuar një video ku tregon se është ftuar për kafe nga kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet social Vrenozi thotë se nuk e ka pranuar ftesën, duke theksuar se është me bindje të djathta dhe nuk bën kompromise me parimet e tij. Ai tregon se Rama e ka telefonuar dhe i ka propozuar të marrë pjesë në podkastin e tij, ndërsa shton se i ka folur edhe ministri Niko Peleshi.
“Sot më ftoi kryeministri të pimë bashkë një kafe, nuk pranova se jam me shpirt i djathtë dhe kam ideale. Unë jam një i djathtë i lindur, lirinë kam frymë, kam zë, asnjë lloj kompromisi nuk i jam bindur. Jam shpirt i lirë, nuk shitem as blihem për asgjë, dikush do të thotë ti je budalla, nuk nxe, dikush do të thotë nuk ha pykë, por si të ulem për kafe me atë që burrat i quan çyrykë. Sot më tha për kafe ky i gjati, më mori në telefon, më tha të marr pjesë në podkast, më foli ai, më foli Peleshi.
Po ç’duan ata, ngaqë jam i varfër dhe duan të përfitojnë? Ata nuk e dinë ç’gjak rrjedh tek mua për ideale, milionat kurrë s’më tundojnë. E kam sharë për 12 vite dhe më mori sikur ska ndodhur asgjë. O i gjatë, unë me ty kafen do ta pi, për mua është e mirëpritur ftesa, pas zgjedhjeve më prit se do të vij do ta pimë kafen bashkë atje tek pesa. Ata që më njohin ma dinë zemrën, shpirtin, liria për mua është ëndrra më e madhe, po lind një frymë e re dhe shpresat po më bindin, do të fitojmë," tha Vrenozi.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së demokratit të njohur Ilir Vrenozi, ku ky i fundit tha se është ftuar për një kafe nga kryesocialisti. Rama përmes një video në Facebook tregoi bisedën me Vrenozin, ku iu drejtua duke thënë “Më the ‘derën e shtëpisë s’ja mbyll dot kryeministrit’”. Më tej Rama thotë se i ka thënë më takon ti mua apo ka hall se do i turret partia.
“Vrenoz ja ku më ke, ti më tënden je në rregull. Me nja dy lëvizje nga e vërteta. Unë kisha dëshmitar. Halli i madh është me çyrykët e tu Vrenoz. ‘Donte ta blinte Rama’, thanë. Unë nuk e dija që Nikua fliste me ty dhe që ishit miq, këtë e mora vesh dje. Po pinim kafe dje në Pogradec, më tregon videon e një Fidel, dhe pashë në ekran që e pëlqeje dhe ti këtë tipin. Më tregon Nokua dhe i thashë ‘flet ti me Vrenozin’, ‘flas’ më tha. Unë të thashë ‘ore më takon ti mua, apo ke hall se të turret partia?” dhe the “unë jam i djathtë, por jam anëtar partie’. E vërtetë është se ishe i emocionuar, në siklet domethënë. Të thashë që kafe pa kamera pi ti me mua? Ti më the ‘derën e kryemjeshtrit nuk ia mbyll dot kryeministrit, por nuk e kam në gjendje të mirë” përfundoi Rama.
llir vrenozi edi rama
Politike
20 Prill 2025, 17:01
E. D
Ilir Vrenozi dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së demokratit të njohur Ilir Vreno...
Politike
20 Prill 2025, 16:50
E. D
Edi Rama
TIRANË- Demokrati i njohur lir Vrenozi, i cili është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ka publikuar një video ku tregon se ...
Politike
20 Prill 2025, 15:10
E. D
Genta Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar një...
Politike
20 Prill 2025, 13:42
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte sot në Kishën e Shën Palit në Tiranë, ku dha edhe nj&...
Politike
20 Prill 2025, 13:42
E. D
Sali Berisha dhe Joan Pelushi
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një vizitë edhe në Kishën Ortodo...
Politike
20 Prill 2025, 13:32
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përcolli sot mesazhe urimi për Pashkën edhe nga Kisha Ortodokse ...
Politike
20 Prill 2025, 13:22
M.B
Takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministrit të Jashtëm, Ali Yousif Ahmed Al Sharif, më 12 prill 2025.
KOSOVA- M...
Politike
20 Prill 2025, 10:57
M.B
Edi Rama
KORÇA- Kryeministri Edi Rama e inspektuar paraditen e sotme punimet në kampusin universitar "Poli i Dijes" në Kor&...
Politike
20 Prill 2025, 10:39
M.B
Sali Berisha
KAVAJA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte i pranishëm sot në Kishën Ortodokse të Kavajë...
Politike
20 Prill 2025, 09:34
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka postuar në rrjetet sociale një foto nga Aplet në veri të ve...