Aktualitet

EMRI/ Gjykata e Lezhës i caktoi masën “arrest në burg” për “prodhim dhe shitje narkotikësh”, ekstradohet nga Zagrebi 51-vjeçari

Sipas informacioneve, në vitin 2023, dyshohet se ky person ka qenë i implikuar në një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike kanabis sativa, me qëllim shitjen, rast i goditur nga Policia, te mbikalimi i Rrëshenit.

20 Prill 2025, 09:54 Nga M.B
EMRI/ Gjykata e Lezhës i caktoi masën “arrest në
Foto ilustruese

TIRANA- 51-vjeçari Agustin Lleshi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Kroacia drejt vendit tonë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se ndaj 51-vjeçarit gjykata e Lezhës kishte caktuar masën “arrest në burg” për “prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Sipas informacioneve, në vitin 2023, dyshohet se ky person ka qenë i implikuar në një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike kanabis sativa, me qëllim shitjen, rast i goditur nga Policia, te mbikalimi i Rrëshenit.

Njoftimi:

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Zagrebi, një shtetas me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Lezhës, për prodhim/shitje narkotikësh.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Kroaci, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, A. Ll., 51 vjeç, i lindur në Lezhë.

Gjykata e Lezhës, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vitin 2023, dyshohet se ky shtetas ka qenë i implikuar në një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike Cannabis Sativa, me qëllim shitjen, rast i goditur nga Policia, te mbikalimi i Rrëshenit.

kroacia ekstradim

Sondazh

Poll