Aktualitet

Aksidentoi për vdekje një këmbësore, arrestohet 70-vjeçarja, drejtuesja e automjetit

Sipas njoftimit, e moshuara akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

20 Prill 2025, 09:51 Nga M.B
Aksidentoi për vdekje një këmbësore, arrestohet
Foto ilustruese

SHKODRA- Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje 65-vjeçare ka ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ndërsa policia ka njoftuar se ka arrestuar drejtuesen e mjetit, një 70-vjeçare. Sipas njoftimit, e moshuara akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në lagjen “3 Heronjtë”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasen  E. N., 70 vjeçe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.  70 vjeçarja duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur këmbësoren  shtetasen  L. N., 65 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

aksident në kosovë

Sondazh

Poll