19 Prill 2025, 21:48
Nga r.ll
foto ilustruese
SHBA- Federata Panshqiptare VATRA, në kuadër të 113 vjetorit të saj njofton se në 26 prill do të organizojë një simpozium nga ora 11:30 -15:00. Në postimin e tyre në rrjetet sociale bëhet me dije se do të organizohet në Katedralen Ortodokse Shqiptare "Shën Gjergji" në Boston të SHBA-së.
"VATRA", gjithashtu njofton se ky simpozium do të mbledhë mbi 15 persona të njohur shqiptarë në SHBA, nga të gjitha fushat.
Aty do të flitet për disa tema të ndryshme, ndërsa do të ndahen 10 bursa nga 500 dollarë për studentët shqiptarë që studiojnë në Massachusetts dhe që vijnë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriut apo Lugina Preshevë, Medvegjë e Bujanoc!
POSTIMI I PLOTË:
FTESË PËR KOMUNITETIN SHQIPTAR
VATRA – 113 VJET NË SHËRBIM TË KOMBIT
Simpozium dhe Ndarja e Bursave për Studentët Shqiptarë
E shtunë, 26 Prill 2025 | Ora 11:30 – 15:00
Katedralja Ortodokse Shqiptare “Shën Gjergji” – Boston
Të dashur motra e vëllezër shqiptarë,
Ju ftojmë me zemër të bashkoheni në këtë ditë të veçantë, që festojmë 113 vjet të Federatës Panshqiptare VATRA – një nga gurthemelët e historisë në Amerikë.
Ky simpozium i veçantë do të mbledhë mbi 15 persona të njohur shqiptarë në SHBA, nga të gjitha fushat.
Së bashku, do të flasim për:
• Trashëgiminë e Vatrës dhe rolin e saj historik
• Kontributi i diasporës shqiptare në Amerikë
• Mbështetjen e brezit të ri përmes bursave
• Sfidat dhe vizionin për të ardhmen e përbashkët
Gjatë kësaj dite do të ndahen 10 bursa nga $500 për studentët shqiptarë që studiojnë në Massachusetts – një investim konkret në të ardhmen e komunitetit tonë. Kriteret e aplikimit i keni në foto për të gjithë studentet shqiptar, që në SHBA, të ardhur nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriut apo Lugina Preshevë, Medvegjë e Bujanoc!
Ejani të festojmë së bashku, të frymëzohemi nga rrëfimet e suksesit, dhe të mbështesim të rinjtë tanë.
Hyrja është e lirë dhe parkingu në rrugë falas.
Ju mirëpresim me respekt dhe dashuri shqiptare.
federata panshqiptare vatra
Aktualitet
19 Prill 2025, 20:55
r.ll
foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Plani i Laburistëve për të deportuar azilkërkuesit e dështuar në Ballkan dhe për t'i d&...
Aktualitet
19 Prill 2025, 18:24
r.ll
foto nga shengjini
ITALI- Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi ka njoftuar se është kryer riatdhesimi i parë nga Shqi...
Aktualitet
19 Prill 2025, 17:48
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga policia italiane në Perugia përgjat&eu...
Aktualitet
19 Prill 2025, 17:28
r.ll
shoqerimi
TIRANË- Janë publikuar pamjet nga mbërritja e shefit të Qarkullimit Rrugor, Roven Zeka dhe Shefit të Sektorit t&eu...
Aktualitet
19 Prill 2025, 16:57
r.ll
sokol novaku, roven zeka
TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me arrestimin e shefit të Policisë Rrugore të Tiranë...
Aktualitet
19 Prill 2025, 16:45
r.ll
vendngjarja e atentatit
TIRANË- Një motomjet i djegur është gjetur në Mullet nga kontrollet e grupit që po heton atentatin me...
Aktualitet
19 Prill 2025, 16:40
M.L
Foto ilustruese
VLORË- Një person ka humbur jetën ditën e sotme në Vlorë në vendin e tij të pun&eum...
Aktualitet
19 Prill 2025, 16:17
r.ll
roven zeka
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka lëshuar ditën e sotme urdhërarrest për Shefin e Qarkullimit rrugor të Tiran...
Aktualitet
19 Prill 2025, 16:10
foto ilustruese
VLORË- Një person ka humbur jetën ditën e sotme në Vlorë në vendin e tij të punës.
Sipas info...
Aktualitet
19 Prill 2025, 14:47
N.F
Foto ilustruese
BULQIZË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Bulqizë. Raportohet se rreth o...