Aktualitet

Përleshje në një burg italian/ Dhjetë të burgosur shqiptarë hapin me forcë portën që i ndante me grupin rival, katër efektivë plagosen nga ndërhyrja në konflikt

Katër efektivë të burgut që ndërhynë mbetën të plagosur lehtë dhe u trajtuan në urgjencën e spitalit Sant'Anna në Como

19 Prill 2025, 21:59 Nga r.ll
Përleshje në një burg italian/ Dhjetë të burgosur
burgu

ITALI- Një përleshje me shkopinj ka ndodhur mes disa të burgosurve brenda burgut Bassone në Como. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ku bëhet me dije se një grup prej dhjetë të burgosurish shqiptarë arritën të hapnin me forcë një portë të brendshme që ndante seksionin e tyre nga ai i grupit të rivalëve, ku ndodhenin tre të burgosur me origjinë afrikano-veriore.

Përplasja mes tyre është ndërprerë nga efektivët e policisë së burgjeve. Katër prej tyre, të cilët u plagosën, u trajtuan më vonë në urgjencën e spitalit Sant'Anna në Como.

Për të rivendosur qetësinë, policia e burgut të Komos ka marrë përforcime nga Milano. Sipas mediave italiane, gjashtë nga dhjetë të burgosurit shqiptarë u transferuan sot në burgjet e Operas, Vigevanos dhe Kremones. Arsyet e përplasjes mendohet të jenë për mosmarrëveshjet e mëparshme mes dy grupeve. 

perleshje ne itali bassone

Sondazh

Poll