19 Prill 2025, 18:24
Nga r.ll
foto nga shengjini
ITALI- Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi ka njoftuar se është kryer riatdhesimi i parë nga Shqipëria i një shtetasi të huaj që ishte vendosur para pak ditësh në kampin e Gjadrit. Emigranti është kthyer në vendin e tij të origjinës.
Në një postim në "X", Piantedosi shkruan se operacionet e riatdhesimit të migrantëve të parregullt do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim siç parashikohet nga strategjia e Qeverisë për një veprim më efektiv për të luftuar imigracionin e paligjshëm.
Sipas medias italiane "ANSA", shtetasi i riatdhesuar është një 42-vjeçar nga Bangladeshi i ardhur në Itali në vitin 2009 dhe është dëbuar për shkak të rrezikut social. Ai ka disa dënime të mëparshme, duke përfshirë një episod të rëndë të dhunës në familje.
Pak ditë më parë, kaosi dhe dhuna shpërthyer në kampin e Gjadrit ku janë vendosur 40 emigrantë nga Italia për riatdhesim pas dekreteve të dëbimit. 20 nga 40 emigrantët protestuan duke dëmtuar mobiliet dhe infrastrukturën e qendrës dhe duke shkaktuar kaos. Xhamat e thyera, dyshekët e shkatërruar dhe shtëpitë e plaçkitura janë vetëm disa nga shenjat e lëna nga dhuna e emigrantëve. Ndërkohë pas hetimeve të kryera mbi këto trazira, 10 emigrantë janë futur në qelitë e burgut të ndërtuara brenda objektit posaçërisht për raste të tilla. Ata do të mund të takohen vetëm me avokatët e tyre.
Tre nga emigrantët e përfshirë në kaosin e dhunshëm brenda qendre janë plagosur duke i shkaktuar vetes plagë me thikë. Ata kanë marrë ndihmë mjekësore nga personelit mjekësor. Fatmirësisht asnjë nga të lënduarit nuk ishte serioz.
Emigrantët e vendosur në Gjadër janë kryesisht tunizianë dhe marokenë, por disa vijnë nga vende të tjera si Bangladeshi dhe Moldavia. Ata zbritën nga anija të prangosur dhe të shoqëruar nga efektivë të shumtë policia. Mediat italiane kanë dhënë dhe detaje lidhur me veprat penale që këto emigrantë kanë kryer në Itali dhe janë dënuar me burg. Ndaj tyre është lëshuar urdhër dëbimi pasi konsiderohen të rrezikshëm për shoqërinë. 60% e tyre kanë një dënim për tentativë vrasje, pesë janë shpallur fajtorë për dhunë seksuale, shumë prej tyre kanë dënime të formës së prerë për joshje të të miturve, drogë dhe krime kundër personit ose pronës. Një tjetër shkelje ligjore e përbashkët e tyre është dhënia e informacioneve të rreme për veten.
kampi i gjadrit matteo piantedosi
Aktualitet
19 Prill 2025, 17:48
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga policia italiane në Perugia përgjat&eu...
Aktualitet
19 Prill 2025, 17:28
r.ll
shoqerimi
TIRANË- Janë publikuar pamjet nga mbërritja e shefit të Qarkullimit Rrugor, Roven Zeka dhe Shefit të Sektorit t&eu...
Aktualitet
19 Prill 2025, 16:57
r.ll
sokol novaku, roven zeka
TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me arrestimin e shefit të Policisë Rrugore të Tiranë...
Aktualitet
19 Prill 2025, 16:45
r.ll
vendngjarja e atentatit
TIRANË- Një motomjet i djegur është gjetur në Mullet nga kontrollet e grupit që po heton atentatin me...
Aktualitet
19 Prill 2025, 16:40
M.L
Foto ilustruese
VLORË- Një person ka humbur jetën ditën e sotme në Vlorë në vendin e tij të pun&eum...
Aktualitet
19 Prill 2025, 16:17
r.ll
roven zeka
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka lëshuar ditën e sotme urdhërarrest për Shefin e Qarkullimit rrugor të Tiran...
Aktualitet
19 Prill 2025, 16:10
foto ilustruese
VLORË- Një person ka humbur jetën ditën e sotme në Vlorë në vendin e tij të punës.
Sipas info...
Aktualitet
19 Prill 2025, 14:47
N.F
Foto ilustruese
BULQIZË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Bulqizë. Raportohet se rreth o...
Aktualitet
19 Prill 2025, 14:29
N.F
Roven Zeka
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me udhër arrestin e lëshuar ditën e sotme nga SPAK ndaj shefit...
Aktualitet
19 Prill 2025, 14:24
M.L
Imzot Arjan Dodaj
TIRANË- Besimtarët katolikë dhe ortodoksë do të festojnë nesër Pashkët ku k&e...