Politike

Pas 6 vitesh mungesë, Viktor Tushaj në garë për deputet në qarkun e Lezhës/ Thirrja e tij për diasporën: Vetëm bashkë mund ta bëjmë Shqipërinë Madhështore

Tushaj përmes një postimi në rrjetet sociale iu ka bërë thirrje bashkëatdhetarëve të tij jashtë kufijve, që të zgjedhin ndryshimin dhe të votojnë numrin 1 në fletë.

19 Prill 2025, 21:06 Nga r.ll
Pas 6 vitesh mungesë, Viktor Tushaj në garë për deputet
viktor tushaj

LEZHË- Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Viktor Tushaj po garon pas 6 vitesh mungesë në Kuvend për një mandat si deputet. Tushaj kandidon në listën e hapur të koalicionit "PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore", në qarkun e Lezhës

Teksa votimi i diasporës ka nisur, Tushaj përmes një postimi në rrjetet sociale iu ka bërë thirrje bashkëatdhetarëve të tij jashtë kufijve, që të zgjedhin ndryshimin dhe të votojnë numrin 1 në fletë.

"Të dashur bashkëatdhetarë! Ju jeni zemra që rreh për atdheun, edhe kur trupin e keni larg tij. Ju jeni nderi i Shqipërisë, sepse e mbani gjallë me mundin, sakrificën, përkushtimin dhe krenarinë tuaj. Sot, për herë të parë, keni në dorë një mundësi të vërtetë: të votoni me dinjitet, për ndryshimin që Shqipëria ka aq shumë nevojë. Unë jam Viktor Tusha dhe jam kandidat për zgjedhjet e 11 majit në qarkun Lezhë. Kam zgjedhur që të garoj sepse besoj se Shqipëria nuk ka më kohë për premtime të zbrazëta. Ka nevojë për njerëz me përvojë, ndershmëri dhe vullnet të palëkundur për t'i shërbyer qytetarëve lezhjanë, kurbinas e mirditorë dhe t'i përfaqësojë ata denjësisht në Parlament. Ftesa ime është e thjeshtë, por me zemër: Merrni pjesë në këto zgjedhje. Votoni! Sepse vetëm bashkë mund ta bëjmë Shqipërinë Madhështore. Më 11 maj, votoni nr.1. Votoni koalicionin "Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore". Votoni për të ardhmen që meritoni","-shprehet Tushaj në videon e mëposhtme. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Viktor Tushaj (@viktor_tushaj)

viktor tushaj

Sondazh

Poll