Aktualitet

Në listën e të kërkuarve, i rrezikshmi i Vlorës arrestohet nga RENEA. Plagoset në këmbë gjatë tentativës për arratisj

18 Janar 2020, 08:00 Nga DOSJA
Në listën e të kërkuarve, i rrezikshmi i Vlorës

VLORË– Arrestohet i shumëkërkuari i Vlorës, Xhevahir Jonuzi. Gjatë operacionit “Hoshtima” të zhvilluar mëngjesin e sotëm nga RENEA-t dhe Policia e Vlorës, është kapur i dënuari me 25 vite burg për vrasje. 

Operacioni ka nisur mëngjesin e sotëm rreth orës 7, ku efektivët rrethuan banesën e tij në fshatin Hoshtimë. Por 47-vjeçari pikasi Policinë dhe me një pistoletë në dorë doli nga shtëpia në tentativë për t’i shpëtuar ‘bluve’. I dënuari për vrasje nuk i kurseu as plumbat ndaj efektivëve, ndërsa gjithë kohën RENEA-t i bënin thirrje për dorëzim, 

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, Jonuzi ka mbetur i plagosur në këmbë. Ndihma e parë iu dha pas prangosjes nga ekipi i RENEA-s dhe më pas e ka dërguar menjëherë në spital, për shkak të palgëve të marra, Jonuzi është transferuar për mjekim më të specializuar tek Trauma në Tiranë. 

47-vjeçari është dënuar me 25 vite burg për vrasja nga Gjykata e Vlorës, e cila po ashtu në vitin 2018 ka kërkuar burg për të pasi i ka shtuar akuzat për: “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Jonuzi ka qënë pjesë edhe e personave më të kërkuar nga Policia. Dy vite më parë, Policia e Shtetit publikoi fotot e të personave më të kërkuar për çdo qytet të Shqipërisë. Xhevahir Jonuzi kishte vendin e tij në 8 personat më të kërkuar në Vlorë. 

 

Po kush është 47-vjeçari nga Vlora?

Më 18 nëntor të vitit 2018, Policia e Shtetit shqiptar publikoi me foto, dënim dhe akuzë të shumëkërkuarit e çdo qyteti në vend. Në qarkun e Vlorës, 8 persona kërkoheshin prej vitesh pasi ishin dënuar me 25 vite ose përjetësisht për vrasje. Mes tyre ishte edhe Januzaj, fotoja e të cilit u publikuar edhe nga Policia.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet xhevahir jonuzi operacioni hoshtima vlore xhevahir jonuzi arrestohet xhevahir jonuzi operacioni hoshtima vlore xhevahir jonuzi

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Janar 2020, 07:17

Ministrja e Brendshme italiane Luciana Lamorgese, ka prezantuar sot në Dhomën e Deputetëve në Parlamentin Italian raportin me të dhënat e gjashtëmujorit të parë...

Aktualitet 17 Janar 2020, 21:01

TIRANË– Pajtim Aga është një nga të arrestuarit e sotëm gjatë një aksioni policor që u zhvillua në katër qytete. Dosja.al mëson se Aga është vëllai i shefi...