Aktualitet

Më në fund pas 40 vitesh/ Shqipëria del nga “lista e zezë” e vendeve me bregdet të minuar (Foto)

18 Janar 2020, 07:45 Nga DOSJA
Më në fund pas 40 vitesh/ Shqipëria del nga “lista e

TIRANË– Pas më shumë se 40 vitesh, hapësira detare e Shqipëria është e çliruar nga minat. Që prej 2 Janarit 2020, në hartat e prodhuara nga Zyra e Hidrografisë së Britanisë së Madhe, Shqipëria nuk cilësohet më si bregdet i minuar.

Për më shumë se 40 vjet, kjo zyrë, në hartat e publikuara prej saj, të përdorura gjerësisht nga lundërtarët, ruante shënimin “Formed mined zone” (ish-zonë e minuar) për bregdetin shqiptar. Ndërkohë falë studimeve profesionale në terren, të Shërbimit Hidrografik të Forcës Detare Shqiptare dhe komunikimit me Zyrën e Shërbimit Hidrografik të Britanisë së Madhe, bregdeti shqiptar nuk përfaqëson asnjë rrezik për lundrim.

Lajmi është postuar në rrjetet sociale të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe është konfirmuar nga drejtori Ekzekutiv i Zyrës Hidrografike në Britaninë e Madhe, Admiral Tim Loëe, zyra e të cilit ka botuar edhe hartën përfundimtare të mësipërme.

(k.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet deti i minuar olta xhacka zona e detit shqiptar deti i minuar olta xhacka zona e detit shqiptar

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Janar 2020, 07:17

Ministrja e Brendshme italiane Luciana Lamorgese, ka prezantuar sot në Dhomën e Deputetëve në Parlamentin Italian raportin me të dhënat e gjashtëmujorit të parë...

Aktualitet 17 Janar 2020, 21:01

TIRANË– Pajtim Aga është një nga të arrestuarit e sotëm gjatë një aksioni policor që u zhvillua në katër qytete. Dosja.al mëson se Aga është vëllai i shefi...