Aktualitet

17 Janar 2020, 21:01 Nga DOSJA

TIRANË– Pajtim Aga është një nga të arrestuarit e sotëm gjatë një aksioni policor që u zhvillua në katër qytete. Dosja.al mëson se Aga është vëllai i shefit të policisë së Dibres, Robert Agës, dhe ky i fundit është një emër mjaft i njohur për publikun shqiptar.

Robert Aga është një nga personazhet kryesorë të raundit të tretë të përgjimeve të publikuara nga media gjermane “BILD”, teksa dëgjohet të fliste me ish-ministrin Damian Gjiknuri, Xhemal Qefalinë, Ulsi Manjën dhe Saimir Tahirin. Këtij të fundit, Aga i bindej me shprehjen: Jam ushtari jot!

Ndërsa vëllai i tij, Pajtim Aga njihet si biznesmen në qarkun e Dibrës, ku prej disa vitesh ka hapur një televizion kabllor. Por kjo nuk është hera e parë që Pajtim Aga bie në pranga. Në 25 shtator 2016, Pajtim Aga u arrestua nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën 320 gramë kokainë, pikërisht 10 ditë pas telefonatës së ‘famshme’ që Robert Aga kishte shkëmbyer me ish-ministrin Tahiri. Dy vite më vonë, në 2018-n, Aga humbi edhe të birin, Mateon. 21-vjeçari u zhduk pa lënë gjurmë nga Maqellara dhe familjarët pretenduan se mund të jetë rrëmbyer.

Pajtim Aga ishte një nga gjashtë të arrestuarit e sotëm gjatë një aksioni policor. Gjatë operacionit u sekuestruan 60 kilogramë drogë në formë çokollate. Të arrestuarit e tjerë janë Sh.M, E.R, D.M, ndërsa në Gjirokastër u kap çifti Marsida Piperi dhe bashkëjetuesi i saj Fatjon Deda me 7 pako drogë në formë çokollate.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mato aga pajtim aga robert aga saimir tahiri mato aga pajtim aga robert aga saimir tahiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Janar 2020, 18:25

TIRANË- Gjashtë persona kanë rënë në pranga dhe 60 kilogramë drogë në formë çokollate gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia e Shtetit në dis...