Aktualitet

“Vrasja në Tropojë është mesazh”, Artan Hoxha bën parashikimin e ‘frikshëm’: Nëse ata reagojnë, situata del jash

18 Janar 2020, 06:35 Nga DOSJA
“Vrasja në Tropojë është mesazh”, Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se vrasja e Tropojës është “vrasje me mesazh”. Pra ata që kanë kryer krimin kanë dashur të çojnë mesazh diku. “Guxim Gjyriçi që u vra kishte 20 vite rresht që jetonte i patrazuar në Tropojë. U vra duke ecur me duar në xhepa pasi kishte mbyllur lokalin e tij. Para ngjarjes, jeta ishte krejt normale madje shumë të rinj janë kthyer nga emigracioni për të jetuar atje. Pas ngjarjes qyteti ishte i trazuar. Unë pashë se sa binte nata njerëzit hynin brenda”, tha Hoxha në emisionin e Mustafa Nanos, “Provokacija”.

Artan Hoxha e lidh këtë vrasje me ngjarjet e tmerrshme që kanë ndodhur në Tropojë 15-20 vite më parë. Për këtë ai solli edhe një herë në vemendje historinë.

“Gjuriçi është një nga viktimat e ciklit të vrasjeve të Tropojës. E dinin të gjithë e dinte dhe Berisha se Azem Hajdarin e vrau Fatmir Haklaj, ndërsa doli e tha se e vrau Fatos Nano. Berisha vete në 1997 kishte thënë ‘e dua Shkëlqim Hakjan gjallë a vdekur’. Dhe ky njeri u vra i pari. Aty nisi historia e serialit të përgjakshëm të Tropojës me disa të vrarë, sepse ata mendonin se ka gisht Azem Hajdari dhe u hakmorën. PS sapo erdhi në pushtet emëroi shef komisariati Fatmir Hakjan, më pas Berisha nuk shkoi dot në Tropojë për 13 vjet me radhë. Askush nuk dha drejtësi për “dosjen Tropoja” aty ka shumë të vrarë të pafajshëm. Aty ka një dëshmor Jonuz Hyko, shef policie që u vra me dajën e vet tek dera e shtëpisë. Pas këtyre ngjarje (1997-2005) me dhjetëra viktima dhe lagje të braktisura, ra qetësia. Ndërsa vrasja e fundit është e rëndë dhe pa motiv. E vetmja gjë është se vëllai i tij (viktimës) ka qenë shok me Fatmir Haklajn. Jeton në Amerikë është shtetas amerikan me shumë biznese, i vetmi që kishte shpëtuar nga zinxhiri i vrasjeve. Nëse ata reagojnë situata del jashtë kontrollit. Kështu nisi në 1998…”, u shpreh Artan Hoxha.

Marrë nga ABCNews

(k.m.;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha azem hajdari ekzekutohet guxim gjyriqi fatmir haklaj guxim gjyriqi sali berisha artan hoxha azem hajdari ekzekutohet guxim gjyriqi fatmir haklaj guxim gjyriqi sali berisha

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Janar 2020, 21:01

TIRANË– Pajtim Aga është një nga të arrestuarit e sotëm gjatë një aksioni policor që u zhvillua në katër qytete. Dosja.al mëson se Aga është vëllai i shefi...

Aktualitet 17 Janar 2020, 18:25

TIRANË- Gjashtë persona kanë rënë në pranga dhe 60 kilogramë drogë në formë çokollate gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia e Shtetit në dis...