Politike

"Zgjedhja për 11 maj është shumë e thjeshtë përtej zgjedhjes si shqiptarë"/ Rama: Të vendosin të nxjerrin nga kutitë një mesazh shumë të fortë për të mbyllur negocitatat!

Gjithashtu ai tha zgjedhja për 11 maj është shumë e thjeshtë përtej zgjedhjes si shqiptarë dhe duhet të nxjerrin nga kutitë një mesazh shumë të fortë për të mbyllur negocitatat.

18 Prill 2025, 20:30 Nga E. D
"Zgjedhja për 11 maj është shumë e thjeshtë
Edi Rama

KASHAR- Kryeministri Edi Rama duke folur nga Kashari tha se në Kashar dhe Astir duhet më shumë vëmendje për më të vegjlit dhe se do të ndërtohen shkolla dhe çerdhe të reja. Gjithashtu ai tha zgjedhja për 11 maj është shumë e thjeshtë përtej zgjedhjes si shqiptarë dhe duhet të nxjerrin nga kutitë një mesazh shumë të fortë për të mbyllur negocitatat.

“Në shumë vende individë të caktuar vënë tra dhe rrethojnë zonën, krijojnë një situatë jo të mirë për komunitetin. Do i pastrojmë këta dhe të gjitha territoret ku individë të ndryshëm do të kenë të drejtën e pronës por që janë pjesë e komunitetit, hapësira parkimi nuk mund t’i përdorin pa pasur miratim nga komuniteti apo autorizim.

Ka shumë pika të tilla që janë problem. Tirana, Durrësi, Lezha kanë shkolla shumë të mira europiane, por është shumë e qartë që Kashari, Astiri kanë nevojë për më shumë për më të vegjlit.

Këtë gjë do ta bëjmë me siguri. Zgjedhja për 11 maj është shumë e thjeshtë përtej zgjedhjes si shqiptarë, sepse si shqiptar besoj se këto zgjedhje përveccse një ditë zgjedhje janë një takim me historinë sepse duhet të ndajmë mendjen shumë fort përtej ngjyrës së partisë. Të vendosin të nxjerrin nga kutitë një mesazh shumë të fortë për të mbyllur negocitatat.” tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll