Politike

"Do jesh në atë nxehtësinë e dashnisë..."/ Rama batuta me mbështetësit në Kashar: O zogu po na myte me atë fishkëllimë!

Gjatë fjalës së tij Rama nuk ka lënë pas dhe batutat me pjesëmarrësit, të cilët e kanë shoqëruar fjalën e tij me fishkëllima.

18 Prill 2025, 20:24 Nga E. D
"Do jesh në atë nxehtësinë e dashnisë..."/
Edi Rama

KASHAR- Kryeministri Edi Rama në Kashar u shpreh se rasti e solli që ai për herë të parë të kandidonte si deputet për Tiranën, duke e cilësuar këtë si një mision të ri. Gjatë fjalës së tij Rama nuk ka lënë pas dhe batutat me pjesëmarrësit, të cilët e kanë shoqëruar fjalën e tij me fishkëllima. Rama i është kthyer djalit që vijonte fishkëllimën, se e ka prej nxehtësisë që i vjen nga dashnia.

“Rasti e solli që të jem deputet i Tiranës, nuk kam qenë asnjëherë jam këtë herë dhe për shkak të kësaj detyre…. o zogu po na myte me atë fishkëllimë, do jesh në atë nxehtësinë e dashnisë që fishkëllen e fishkëllen po nuk nigjon kanarina, po ca fishkëllime paske pas me, po na myte me…”, tha Rama me humor.

edi rama

Sondazh

Poll