Politike

"Duhet të jemi trim i mirë me shokë shumë", Rama nga Kashari: BE, zgjidhja jonë për tu mbrojtur nga të gjitha rreziqet që mund të na kanosen

Rama ashtu si edhe në takimet e mëparshme vuri theksin se zgjedhjet kanë rëndësi për tu anëtarësuar në BE.

18 Prill 2025, 20:15 Nga N.F
"Duhet të jemi trim i mirë me shokë shumë", Rama
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para banorëve në Kashar shprehur rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit. Rama ashtu si edhe në takimet e mëparshme vuri theksin se zgjedhjet kanë rëndësi për tu anëtarësuar në BE.

Ai e krahasoi hyrjen në BE me shprehjen trimi i mirë me shikë shumë. Sipas tij BE është një mundësi dhe zgjedhjeve e shqiptarëve për tu bashkuar me vendet e zhvilluara. Ai theksoi se BE është një mbrojtje nga të gjitha rreziqet që mund të na kanosen.

"Në një kohë kur bota po ndryshon ku rreziqet po shtohen ku lufta është kaq e pranishme dhe nuk është një film bardhezi, është shumë e rëndësishme që të jemi sa më të fortë…duhet të jemi trim i mirë me shokë shumë dhe në rastin e BE, mundësia, fati dhe zgjedhja jonë është të jemi me vende shumë të zhvilluara dhe shumë të forta edhe për mbrojtjen tonë nga të gjitha rreziqet që mund të na kanosen," tha Rama.

rama

Sondazh

Poll