Politike

Rama: Zgjedhjet e 11 majit janë me rëndësi! Me hyrjen në BE bëhemi të barabartë me të tjerët

Ai theksoi se këto zgjedhje janë të rëndësishme dhe se shqiptarët duhet të marrin po një vendim shumë të rëndësishëm për përpjektet për të mbyllur negociatat në BE.

18 Prill 2025, 20:09 Nga N.F
Rama: Zgjedhjet e 11 majit janë me rëndësi! Me hyrjen në BE
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me banorë të Kasharit. Gjatë fjalës së tij Rama ka folur në lidhje me rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit për anëtarësimin e vendit në Be. 

Ai theksoi se këto zgjedhje janë të rëndësishme dhe se shqiptarët duhet të marrin po një vendim shumë të rëndësishëm për përpjektet për të mbyllur negociatat në BE. Sipas tij pasaporta shqiptare është një dokument udhëtimi po nuk u jep të drejtën për të qëndruar apo punuar si qytetarët e barabartë evropianë.

"Këto zgjedhje janë me rëndësi me shumë se çdo zgjedhje që kemi pasur më parë. Në këto zgjedhje populli duhet të marr një vendim të rëndësishëm, që më pas do të vijë një përpjekje intensive për të mbyllur negociata me BE. Pasaporta që ne kemi sot është një dokument udhëtimi që na jep mundësin që të hyjmë dhe të dalim nga BE, por s’na jep të drejtën të qëndrojmë, shkojmë për të punuar dhe studiuar dhe nuk jemi qytetar të barabartë.

Me hyrjen ne BE bëhemi të barabartë më të tjerët. Me hyrjen në BE ne bëhemi një vend i madh sa BE dhe BE bëhet i vogël sa ne. Njësoj si sot për të lëvizur nga Tirana në Korçë ose Vlorë dhe kështu është kur vendi është anëtar i be për të lëvizur në cilin do qytet," tha ai.

edi rama

Sondazh

Poll