Sport

Norvegjia në ekstazë për kualifikimin e Bodos, komplimente edhe nga kryeministri

“Një natë e mrekullueshme historike për tifozët dhe për të gjithë futbollin norvegjez në Romë!"

18 Prill 2025, 17:45 Nga DOSJA
Norvegjia në ekstazë për kualifikimin e Bodos, komplimente edhe

NORVEGJI - E gjithë Norvegjia feston suksesin e Bodo Glimt, i cili mundi Lazion dhe kualifikoi një ekip norvegjez në gjysmëfinale të një kupe evropiane për herë të parë.

Jashtë festës nuk ka mbetur edhe kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre, i cili përgëzoi ekipin në një mesazh.

"Çfarë thrilleri! Urime Bodos për paraqitjen e tij fantastike dhe historike. Arritja në gjysmëfinale të Ligës së Evropës është e madhe. Mëson se gjithçka është e mundur nëse e vendos mendjen. Një natë e mrekullueshme historike për tifozët dhe për të gjithë futbollin norvegjez në Romë!”, ka shkruar ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Prill 2025, 15:32

Një humbje e madhe për Interin!...

ITALI - Pak më shumë se 10 ditë kanë mbetur deri sa FC Barcelona të presë Interin në ndeshjen e parë gjysm&eum...