Sport

Brdariç synon “Final Four”, por dhe finalen e Kupës së Shqipërisë në mesjavë...

“Jam shumë i lumtur që Vllaznia është në këtë situatë, në aspektin personal nuk kam shumë kohë të mendoj për sezonin e ardhshëm, fokusi im i vetëm është këtë javë”, ka deklaruar trajneri i shkodranëve.

18 Prill 2025, 17:01 Nga DOSJA

Brdariç synon “Final Four”, por dhe finalen e Kupës

SHKODER - Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Elbasanit, që do të luhet nesër në orën 15:30. Tekniku i shkodranëve vlerëson kundërshtarin, por thekson se skuadra e tij është brenda objektivave dhe se gjithçka është arritur me punë.

“Nesër me Elbasanin mund të jetë ndeshja më e fortë e sezonit, përballemi me një nga ekipet më të forta të Superiores, kanë pasur një seri të gjatë fitoresh, kemi një sfidë shumë të bukur dhe do të provojmë që të mos i lejojmë ata të hyjnë në “Final Four”.

Për mua është diçka speciale ajo që kemi arritur, privilegj që kemi arritur këtu, janë disa ndeshje ose pikë që mund të kishim marrë, gjithmonë ka diçka që mund ta rrisim. Jam shumë i lumtur që Vllaznia është në këtë situatë, në aspektin personal nuk kam shumë kohë që të mendoj për sezonin e ardhshëm dhe fokusi është vetëm këtë javë.

Kemi ndeshje të forta dhe objektivi kryesor ishte sigurimi i “Final Four”, e dyta sigurimi i Europës që mund të jetë këtë javë dhe e treta që e kemi në mesjavë, të shkojmë në finalen e Kupës, por jam i sigurt që ekipi i Vllaznisë bashkë me bordin në sezonin e ardhshëm do të jetë në të njëjtin pozicion si këtë sezon”, ka thënë mes të tjerash Brdariç.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Prill 2025, 15:32

Një humbje e madhe për Interin!...

ITALI - Pak më shumë se 10 ditë kanë mbetur deri sa FC Barcelona të presë Interin në ndeshjen e parë gjysm&eum...